Ish spiunët dhe dosja I.M, Pampuri në Report Tv: Deklasifikim, dekomunistizim e lustracion për t'u shkëputur nga e shkuara

Deputetja e PD, Oriola Pampuri në një intervistë për Report Tv thotë se shoqëria shqiptare ka nevojë për dekomunistizim dhe lustracion për të shpëtuar nga tranziocioni 30 vjeçar. Deputetja veçon se është e papranueshme shfaqja e simbolikave të diktaturës në aktivitete të caktuara apo që ish bashkëpunëtorë të sigurimit vijojnë të qëndrojnë në skenën politike.

Deputetja e PD, Oriola Pampuri në një intervistë për Report Tv thotë se shoqëria shqiptare ka nevojë për dekomunistizim dhe lustracion për të shpëtuar nga tranziocioni 30 vjeçar. Deputetja veçon se është e papranueshme shfaqja e simbolikave të diktaturës në aktivitete të caktuara apo që ish bashkëpunëtorë të sigurimit vijojnë të qëndrojnë në skenën politike.

Të gjithë ata që kanë qenë pjesë e bashkëpunëtoreve të ish sigurimit të shtetit nuk duhet të kenë funksione publike. Kjo është kërkesa e Partisë Demokratike e jetësuar përmes dy pr/ligjeve të depozituara në Kuvendin e Shqipërisë. Oriola Pampuri, Deputete e Partisë Demokratike gjatë një interviste për “Report Tv” deklaroi se për t’i dhënë fund tranzicionit PD propozon deklasifikim, dekomunistizim dhe lustracion.

‘Ky është qëllimi ynë. Ndalimi me ligji përdorimit të të gjitha simboleve të asaj periudhe dhe çka është shumë e rëndësishme është lustracioni, mos lejimi i pjesëmarrjes në poste publike i të gjithë personave që kanë qenë pjesë e ish sigurimit të shtetit. Kjo do i jepte fund tranzicionit 30-vjeçar. Kemi 30 vite që flasim për diktaturë. Deklasifikojmë dosjet, lustracioni është shumë i rëndësishëm për të nisur një epokë të re. Ka ardhur koha që një brez të di se çfarë ka qenë ajo periudhë. Të përfshihet tmerri diktaturës në kurikulat e shkollës dhe këto personazhe që kanë pjesë e diktaturës së shtetit të mos jenë më pjesë e funksioneve publike.’- tha Pampuri.

Pampuri tha se vetëm kështu do ti jepen fund dhe debateve në kuvendin e Shqipërisë me ish spiunë.

 ‘Sot në gjermani personazhe që kanë qenë pjesë e atij regjimi s’mundet të jenë pjesë e sistemit… Kjo duhej bërë edhe në Shqipëri, duhet të ishin dënuar po larguar nga sistemi. Kjo nuk është bërë gjatë 30-viteve. Nëse gjërat do kishin ecur në atë prizëm që duhet, s’duhet të kishim sot debate që me spiunë, duke akuzuar njëri tjetrin për spiunë. Ndjekim këto tre hapa, Deklasifikimi i dosjeve, dekomunistizimi dhe lustracionin dhe jam e bindur se nëse këto tre hapa, do të zbatohen dhe do ti shkohet deri në fund, jam e bindur që ne do të kalojmë këtë periudhë tranzicioni ku ndodhemi’- tha Pampuri

Deputetja e Partisë Demokratike, duke kërkuar të mos kthehet shikimi nga ajo çfarë nuk është bërë bëri apel që tashmë të ecet përpara, duke votuar këto ndryshime ligjore. Ajo shkoj dhe më tej, ndërsa tha se në vijim do diskutohet për ndryshime ligjore që prekin dhe ata persona të cilët ndoshta nuk kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shteti, por që kanë patur funksione publike gjatë sistemit diktatorial.

Intervista e plotë

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Bazë edhe në vendin tonë, shqiptari u pastronte paratë e drogës përmes kriptomonedhave

Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Bazë edhe në vendin tonë, shqiptari u pastronte paratë e drogës përmes kriptomonedhave