Debatet në PD, Berisha bojkoton 
 4 mbledhje radhazi të Bashës

Debatet në PD, Berisha bojkoton <br /> 4 mbledhje radhazi të Bashës
TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha s’ka marrë pjesë në 4 mbledhjet e fundit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Dje, pak minuta para seancës së posaçme të Kuvendit me rend dite projektligjin “Për Turizmin”, Basha thërriti mbledhjen e grupit, ku sërish, njësoj si në 3 takimet e mëparshme, ra në sy mungesa e Berishës.

Edhe pse nuk “preferoi” takimin e Bashës me deputetët, ish kreu i qeverisë nuk hezitoi të merrte pjesë në seancën maratonë të Kuvendit ku edhe shprehu rezerva në emër të opozitës lidhur me projektligjin e qeverisë për pronat në zonat turistike. Prezenca e fundit e Berishës në një mbledhje të përjavshme të deputetëve demokratë ka qenë ajo e para 3 javëve, ajo e datës 8 korrik. Mbledhje në të cilën kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi se fillimi i vjeshtës do të shënojë nisjen e protestave të opozitës me kauzën e dekriminalizimit, standardeve zgjedhore dhe luftës kundër varfërisë dhe korrupsionit.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës