Debatet në PD, Topalli: Të
bllokojmë Kuvendin, PS po tallet

Debatet në PD, Topalli: Të<br />bllokojmë Kuvendin, PS po tallet
Mënyra e bllokimit të Kuvendit nga demokratët, e hedhur për diskutim në mbledhjen e grupit parlamentar i ka ndarë në dy grupe ligjvënësit demokratë.

Derisa kreu i PD-së Lulzim Basha ka propozuar që opsionet e bllokimit apo normalitetit të punimeve të seancës të jenë të aplikueshme në varësi të qëndrimit të mazhorancës para nisjes së Kuvendit, grupi i deputetëve të zhurmshëm i kryesuar nga Jozefina Topalli, Arben Imami dhe Genc Ruli, e kanë kundërshtuar, duke kërkuar që grupi të vendosë pro bllokimit të Kuvendit, pasi sipas tyre maxhoranca ka treguar se nuk është e interesuar për zbatuar dekriminalizimin.

"E pse të ketë dy skenar. Nuk kemi pse të mblidhemi nesër sërish, maxhoranca e ka vendosur ta zvarrisë procesin e pastrimit të Kuvendit. Nuk e di se çfarë duhet të presim më shumë. A nuk jeni bindur ende se kjo maxhorancë po tallet me ne?. Na tregoni nëse nuk doni të bllokoni Kuvendin?”.

Më tej, deputetja demokrate, i kanë kujtuar Bashës që të mos marrim për model bojkotin që bënë herën e fundit. “Duhet të jemi më të qartë. Duhet të jemi më serioz në qëndrimet tona”, mësohet të jetë shprehur Topalli.

Ndërkohë Imami mësohet të ketë thënë se opozita nuk mund të jetë dhe pro dhe kundër bojkotit. Pas ndërhyrjeve të disa deputetëve, Basha është munduar ta justifikojë arsyen e mbledhjes së sërish të grupit sot.

“Siç e dini, ka një marrëveshje të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët midis maxhorancës dhe opozitës për zbatimin e kushtetutës lidhur me komisionet hetimore. Duhet të hezaurojmë të gjithë mundësitë e çuarjes deri në fund. Unë po them se opsionet e bllokimit apo normalitetit të punimeve të seancës do të jenë të aplikueshme në varësi të qëndrimit të maxhorancës”, është shprehur Basha.

Në vijim të fjalës së tij, ai ka thënë se futja e çështjeve të opozitës në procedurë parlamentare është vetëm hapi i parë. Sipas tij, nëse nuk bëhet miratimi i tyre, të cilat sipas tij janë kusht për funksionimin normal të Parlamentit, do të bojkotohet Kuvendi. “Nëse arrihet deri aty sa të shkelet edhe rregullorja pasi tashmë jemi në kohën e rregullt të futjes në kalendar të këtyre amendamenteve, sigurisht që veprimet tona do të jenë të njëjta, bllokim seance dhe reagime në varësi me vendimet që do të marrë maxhoranca”, është shprehur Basha.

Debatet sot në mbledhjen me dyer të mbyllura
 

Lulzim Basha: Opsionet e bllokimit apo normalitetit të punimeve të seancës do të jenë të aplikueshme në varësi të qëndrimit të maxhorancës.
 
Jozefina Topalli: Grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka pse të ketë dy skenar për të bllokuar ose jo Kuvendin. Unë propozoj që të mos lejojmë zhvillimin e seancës. Nuk kemi pse të mblidhemi nesër (sot) sërish. Mazhoranca e ka vendosur ta zvarrisë procesin e pastrimit të Kuvendit. Nuk e di se çfarë duhet të presim më shumë. A nuk jeni bindur akoma se kjo maxhorancë po tallet me ne.
 
Edi Paloka: Ne i kemi propozuar shumicës të pranojë ndryshimin e ligjit të dekriminalizmit që lidhet me ndërprerjen e mandatit të zyrtarit, në qoftë se ai arrestohet në flagrancë për një krim kundër jetës, ndryshimin ne ligjin për komisionet hetimore që synon pamundësinë e bllokimit të tyre, dhe dërgimin në gjykatë kushtetuese të 3 mandateve të deputetëve të cilët akuzohen për shkelje të Kushtetutës.
 
Lulzim Basha: Nëse shumica vendos të mos i pranojë këto kërkesa sjellja e opozitës do të jetë e njëjtë me atë të dy javëve më parë, bllokim i kuvendit. Prandaj ne duhet të presim deri para fillimit të seancës të së enjtes, pasi maxhoranca pritet të vendosë vetëm para fillimit të saj në konferencë kryetarësh se çfarë do të bëjë me nismat e demokratëve për ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit për rastin “Prenga” dhe ndryshimin e ligjit për funksionimin efikas të komisioneve hetimore.
 
Genc Ruli: Nuk mund ta marrim për model bojkotin që bëmë herën e fundit. Prandaj ne duhet ta vendosim që sot, në mënyrë që të jemi të qartë për qëndrimin që do të mbajmë.
 
Arben Imami: Kjo çështje është ezauruar edhe në mbledhjen e kaluar. Opozita nuk mund të jetë dhe "pro" dhe kundër bojkotit. Nuk është as serioze dhe dalim qesharak para opinionit publik.
 
Lulzim Basha: Miratimi i tyre është kusht për funksionimin normal të Parlamentit. Nëse arrihet deri aty sa të shkelet edhe rregullorja pasi tashmë jemi në kohën e rregullt të futjes në kalendar të këtyre amendamenteve, sigurisht që veprimet tona do të jenë të njëjta, bllokim seance dhe reagime në varësi me vendimet që do të marrë maxhoranca. 


Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'