Debatet pa mikrofon, kunjat me
'shkopinj' mes Ramës e Nokës

Debatet pa mikrofon, kunjat me<br />'shkopinj' mes Ramës e Nokës
PD kërkon përjashtimin me 10 ditë të kryeministrit Edi Rama nga punimet parlamentare. Kërkesa erdhi ditën e djeshme, pasi, gjatë debateve, kryeministri i quajti demokratët “tufë”. “Në qoftë se ju mendoni që Italia mike është përfshirë në një platformë të përbashkët përgjimi për të dëgjuar çfarë i thotë Saliu, Lulit, çfarë i përgjigjët Luli, Saliut, si ankohet Jozefina për Lulin në telefon dhe si, s’po përmend emra të tjerë, qahen si iu ka ngel partia në dorë të Lulit, i jepni vetes një rëndësi që nuk e keni.

Por kështu siç keni ngel, një tufë e vogël, s’keni çfarë të bëni se dhe ajo ju duhet, të hani njëri-tjetrin dhe do të ngelemi pa Parti Demokratike pastaj. Mos i hyni fare kësaj historie”-tha kryeministri.

Edhe pse Rama nuk përcaktoi llojin e tufës, kjo mjaftoi që deputeti demokrat Flamur Noka, i mbështetur dhe nga kolegët e tjerë të tij, të kërkonte ndërprerjen e seancës. Tensionimi i situatës solli dy herë ndërprerje të njëpasnjëshme të seancës, dhe në fund, PD ju drejtua me një kërkesë zyrtare Kuvendit për thirrjen e Byrosë dhe përjashtimin 10 ditë të kryeministrit Rama.

Gjatë debateve pati replika, kunja dhe ironi të forta mes kryeministrit dhe Flamur Nokës. Ndër të tjera, Rama nuk la pa joshur e thumbuar dhe deputetin e opozitës, Dashamir Tahiri, i zgjedhur nga PDIU, po tashmë pranë PD-së.
 
Batutat në Kuvend
Çfarë nuk u dëgjua nga televizori
Edi Rama: Jozefinë përmende shahun, por unë nuk jam i sigurt që ti loz as “damë”. Se kjo lloj mënyre është si ajo loja “tresh”. Nuk e di a e keni luajtur në Shkodër ju treshin. E ti je për fat të keq e treta në bronz në PD.
Flamur Noka: Ti nuk ke të drejtë të flasësh, se je i zhytur në kënetën e krimit. Ti bashkë me ata të tutë.
Edi Rama: Njësoj si puna e atij gjykatësit që është një “killer me pagesë” i drejtësisë, ose me flamur partie, njësoj janë për mua, i cili u përjashtua nga këshilli i lartë i kënetës, si një njeri i cili dhe në kënetë ishte i tepërt.
Flamur Noka: Po si mund të flasësh ti kështu? A je kryeministër a çfarë je? Po si nuk të vjen turp? Si flet ashtu për gjykatësit?
Edi Rama: Kur të kalojnë këtë patjetër që do ti shikojmë me shumë respekt. Ndërkohë unë nuk flas në përgjithësi, unë flas konkretisht.
Flamur Noka: Po ti je i rrethuar nga horra. Do t’i vësh ti gjykatësit? Po nuk i vë dot, jo.
Edi Rama: Jozefinë iu referove Uatergate dhe unë jam i bindur që ti nuk di çfarë flet edhe nuk është hera e parë, është pjese e konstitucionit tënd politik....
Flamur Noka: Shih, shih se ke një njollë në kurriz.
Edi Rama: Unë flas për një “killer”, i cili është vendosur në këtë proces pa short, pa radhë dhe jashtë çdo rregulli. Është vendosur në këtë proces, pa short, para radhë, jashtë çdo rregulli nga një kryetar gjykate i Tiranës, i cili, jam shumë i paduruar të shoh si do ta kalojë radiografimin.
Flamur Noka: Nga kush? Nga Fehmi Abdiu? Ai ishte kille? Je i zhytur, i zhytuuuur. Nuk shpëton dot.
Edi Rama: Flamur, mos u tund Flamur se të është thyer shkopi dhe dukesh si një beze që xhiron në ajrin që të japin fryrjet që të bëjnë te kompresori i SHQUP-it.
Flamur Noka: I merr të keqen shkopit tim... ti vdes për shkopin tim, po nuk ta jap. Nuk e kam për ty.
Erion Braçe: Boll, ore
Flamur Noka: Mos u përfshi në këto muhabete ti Erion..
Erion Braçe: Përfshihem unë, në këto e në atë të përgjimeve po deshe.
Flamur Noka: Do ta shohim dhe atë...
Edi Rama: Në qoftë se ju mendoni që Italia mike është përfshirë në një platformë të përbashkët përgjimi...
Flamur Noka: Je ti i përfshirë, ti...
Edi Rama: ...për të dëgjuar çfarë i thotë Saliu, Lulit, çfarë i përgjigjët Luli, Saliut, si ankohet Jozefina për Lulin në telefon dhe si, s’po përmend emra të tjerë, qahen si iu ka ngel partia në dorë të Lulit, i jepni vetes një rëndësi që nuk e keni. Por kështu siç keni ngel, një tufë e vogël, s’keni çfarë të bëni se dhe ajo ju duhet, të hani njëri-tjetrin dhe do të ngelemi pa Parti Demokratike pastaj. Mos i hyni fare kësaj historie.
Flamur Noka (irritohet dhe ngrihet në foltore bashkë me deputetë të tjerë të PD): Kujt i thua tufë ti? Ti je kafshë për vete. Kujt i thotë tufë? Çfarë është këtu? Të ndërpritet seanca. Të mblidhet Byroja. S'ka seancë.
Edi Rama: Më vjen shumë keq për këtë shpërthim të shëmtuar. Ditën që do dëgjoni nga unë apo t’i tregoj gishtin ndonjërit nga ju e t’i them kriminel, jeni në të drejtën tuaj të merrni foltoren në krah dhe ta çoni te SHQUP-i. 
Flamur Noka: Çohu Gramoz. Si u çove për Berishën. Kërko të ndërpritet seanca.
Valentina Leskaj: Ulu zotëri, ky është institucion.
Flamur Noka: Kujt i thotë tufë ky? Tufë tu thotë atyre deleve të tij. Merreni dhe edukojeni këtë. Të përjashtohet. Lajmëro Byronë ti zonjë.
Valentina Leskaj: Byroja nuk mund të mblidhet nëse nuk është zbardhur procesverbali.
Flamur Noka: Nxirreni përjashta, s’ka seancë.
Edi Rama: Dhe çfarë po bën tani, po provon se është pjesëtar tufe. Ulu atje!
Ndërpritet seanca
Edi Rama: Ditën që do dëgjoni nga unë, fyerje dhe sharje jashtë çdo lloj kufiri, që në këtë foltore i promovoni ju, jeni në të drejtën tuaj që ta merrni foltoren, bashkë me karriget dhe t’i çoni te oborri i SHQUP-it.
Edi Paloka: Kur flasim ne ju i dëgjoni të gjitha.
Edi Rama: Unë nuk thashë tufë delesh.
Flamur Noka: Ndiq rregulloren, ndryshe nuk vazhdon seanca.
Valentina Leskaj: Nuk mblidhet Byroja pa procesverbalin.
Flamur Noka: S’ulem unë. S’ka seancë.
Valentina Leskaj: Mund të rrish edhe në këmbë, por unë të kërkoj të ulesh.
Flamur Noka: Jo, jo. Harroje. S’mund të ketë vazhdim.
Edi Rama: Ik ulu atje.
Edi Paloka: Mblidhni Byronë, ky të përjashtohet.
Flamur Noka: Duam pushim të mbledhim firmat.
Edi Rama: Mblidhuni, po jo tek ky krahu këtej se ju përgjojnë.
Rama-Dashamir Tahirit: Ah mor, Dash mor Dash. Mirë këta, po ngele dhe ti pushim e në pritje tani. Mbaj këta se çamët të ikën.
Dashamir Tahiri: Çamëria ka zot. Ti e ke shitur Çamërinë. Ti shih ato punët e tua në Vuno, më lër mua.
Ndërpritet seanca
Edi Rama: Nuk kam parë ndonjëherë një grup parlamentar të marrë pushim, të dalë vetëm njëri për të marrë një telefonatë jashtë shtetit.
Helidon Bushati: Lëri këto diversione tani. Bëj referendum, ta votojnë shqiptarët.
Edi Rama: Po flasim për gjëra serioze këtu. Të jeni të sigurt që reforma në drejtësi ka dy rrugë: O do bëhet, o do bëhet!
Bedri Hoxha: Po do bëhet, por jo siç e do ti.
Edi Rama:  Ajo që po ju them është, thirrini mendjes dhe provoni që nuk jeni tufë lulesh. Provoni që jeni njerëz që kuptoni barrën e madhe që keni dhe peshën e jashtëzakonshme që ka ky proces! Oerd [Bylykbashi] mos rri këtu, por rri në negociata, se kështu e ke marrë porosinë, të negociojmë vazhdimisht. Mi le negociatorët pa punë, duke të pritur ty.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi