Debatet/ Patozi: PD rrezikon
të asgjësohet në zgjedhjet e '17 

Debatet/ Patozi: PD rrezikon<br />të asgjësohet në zgjedhjet e '17 
Astriti Patozi ka paralajmëruar dje shkrirjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 2017. Duke iu referuar humbjes në dy palë zgjedhjet e fundit, deputeti demokrat, gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit parlamentar, ka deklaruar se Partia Demokratike po shkon drejt një beteje, nga e cila do të dalë e asgjësuar. Patozi ka deklaruar në sy të Lulzim Bashës se, nëse Partia Demokratike shkon në zgjedhjet e 2017 si në zgjedhjet e fundit, opozita shqiptare do të asgjësohet. Deputeti demokrat iu referuar infrastrukturës zgjedhore, e cila sipas tij lejon vjedhjen e votave. Në këtë kuadër, Patozi kërkoi që në zgjedhjet e ardhshme të aplikohet numërimi elektronik, si garanci për të mbrojtur votat.

Nëse shkojmë vitin e ardhshëm në zgjedhje si në dy herët e fundit, atëherë do të asgjësohemi”, tha ai. Deputeti demokrat ka kërkuar që opozita të përqendrohet tek garancitë dhe infrastruktura zgjedhore, për të evituar asgjësimin në zgjedhjet e 2017. “Cilido qoftë fati i saj i reformës në drejtësi, ne duhet të përqendrohemi te garancitë për zgjedhjet e ardhshme. Reforma në drejtësi është e pakrahasueshme me to. Zgjedhjet janë sfida jonë reale”, tha Patozi.

Diskutimet 
Grupi parlamentar demokrat ka konkretizuar dje propozimet për reformën zgjedhore, të cilat do t’ia paraqesë komisionit të posaçëm. Një nga propozimet kryesore ka të bëjë me aplikimin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e 2017, si garanci për të shmangur tjetërsimin e votës. Për realizimin e numërimit dhe të votimit elektronik, pati një tentativë edhe në zgjedhjet e 2013, e cila rezultoi e dështuar.

Patozi ironizon 
Deputeti demokrat, Patozi ka ironizuar edhe mbledhjen e parashikuar me ambasadorët ditën e sotme. Ai ka deklaruar se pjesëmarrja e tyre në mbledhjen e grupeve parlamentare është pasqyrë e katandisjes së Shqipërisë. “Nuk kishim zgjidhje tjetër. Është pasqyre e katandisjes së Shqipërisë. Nuk më pëlqen që ata të vijnë në mbledhje, dhe për këtë ne jemi më pak përgjegjës se mazhoranca. Nëse për ne është e hidhur kjo gjë, për Ramën dhe Metën është turp i ngrënë me bukë”, tha Patozi.

Reforma 
Sa i përket miratimit në parim të reformës në drejtësi, Patozi ka deklaruar se opozita merr faturë të rëndë nëse del kundra. “Nëse de do të refuzonim, ndërkohë që PS-ja dhe LSI-ja kanë rënë dakord, do të merrnim një faturë të panevojshme dhe të pamerituar. Duhet ta kishim ngritur më përpara idenë e reformës. Unë për vete e kisha më të lehtë të bëhesha budist, sesa të pranoja këtë lloj trysnie. Kemi edhe ne përgjegjësinë tonë që reforma në drejtësi u kthye gati në një fe apo ideologji sunduese. Po kjo tashmë ka kaluar dhe duhet të shohim përpara. Tani që arritëm në këtë pikë, duhet të marrim vendimet e duhura”, ka theksuar Patozi.
 
Redaksia Online
(s.m-l.q/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen