Debatet për vrasjen e Soleiman, administrata e Trump anulon papritur 4 seanca informimi për çështjen e Iranit

Debatet për vrasjen e Soleiman, administrata e Trump anulon papritur 4 seanca informimi për çështjen e Iranit

Administrata Trump ka anuluar papritur katër seanca informuese me dyer të mbyllura të kongresit, të lidhura me krizën në vazhdim të Iranit, duke dhënë pak ose aspak shpjegime, në disa raste, referuar këtyre vendimeve. Departamenti i Shtetit anuloi dy seanca informuese të planifikuara për ditën e djeshme.

Mësohet se, Ligjvënësit e Kongresit ishte e planifikuar të merrnin një udhëzim mbi sigurinë e ambasadës, ndërsa Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit ishte pritur një udhëzim për të dëgjuar nga zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit për politikën e administratës në Iran, dy evente këto të cilat u anuluan.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se, edhe zyrtarët e FBI pritej të informonin një grup ligjvënësish të Shtëpisë së Bardhë për çështjet e kundërzbulimit të lidhura me Iranin në një seancë me dyer të mbyllura, por ato plane gjithashtu ndryshuan në momentin e fundit. Arsyeja e anulimit mbetet e paqartë, ndërkaq FBI ende nuk është prenoncuar referuar kësaj çështje.

Po ashtu, Pentagoni vendosi të anulonte një tjetër seancë informuese me Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Shtëpisë së Bardhë për çështjen e Iranit. Referuar këtij rasti, një zyrtar i mbrojtjes amerikane u shpreh se anulimi ndodhi për shkak të një problemi me planifikimin.

Konferenca pritej të mbahej nga John Rood, zyrtari më i lartë i Departamentit të Mbrojtjes, mirëpo për shkak të disa problemeve me skedulimin, Departamenti i Mbrojtjes po merret për të rivendosur një tjetër orar për zhvillimin e saj.

Anulimet e papritura të këtyre seancave informuese vijnë pasi disa ligjvënës, veçanërisht demokratët, vazhdojnë të vënë në dyshim arsyetimin e administratës së Trump për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani. Sikurse raportojnë mediat ndërkombëtare, senatorët me sa duket pritet të “qortojnë” Presidentin Donald Trump përmes votimit të një rezolute për të kufizuar veprimet e tij ushtarake në Iran.

Të pyetur, dy zyrtarë të DASH të përfshirë në sigurinë e ambasadës amerikane shprehen se nuk ishin të vetëdijshëm për kërcënime të supozuara ndaj katër ambasadave amerikane, gjë e cila hedh poshtë pretendimet e Trump se sulmi i urdhëruar ndaj gjeneralit të lartë iranian në fillim të këtij muaji u bë për shkak të kërcënimit që ai përbënte për postet diplomatike.

Referuar anulimit të këtyre 4 seancave të informimit në të cilat pritej të raportohej gjendja referuar situatës në Iran, një ndihmës republikan u shpreh se ishte thjesht "një ndryshim të planifikimeve".

"Raportet e konferencës patën një përplasje, por Shteti na ka siguruar se ne do t’i marrim ato përsëri përmes disa seancave dëgjimore mbi Iranin në javët e ardhshme,"  është shprehur mëtej ndihmës republikani.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat