Debatet PS-LSI, Basha: Boll me
shfaqje, Meta patericë e Ramës

Debatet PS-LSI, Basha: Boll me<br />shfaqje, Meta patericë e Ramës
Përplasjet në distancë ditët e fundit në koalicionin qeverisës mes PS dhe LSI për luftën kundër drogës dhe reformën në arsim, kryetari i PD, Lulzim Basha nga çadra para Kryeministrisë i ka cilësuar si shfaqje.
 
Basha u shpreh se LSI nuk mund të bëjë opozitën e vendit, prandaj dy partitë kryesore të koalicionit, sipas tij duhet që të lënë shfaqjet dhe Rama bashkë me Metën të largohen. 
 
"Boll me shfaqet sikur kanë grindje me njëri tjetrin, jo po do na bëni edhe opozitën, pak bëtë qeverisje këto vite, opozita është këtu në shesh, këta këtej (drejton gishtin nga Kryesia e Kuvendit) janë vetëm paterica e këtij këtej (drejton gishtin nga Kryeministria)" u shpreh Basha.

Më pas Basha mori në mbrojtje senatorin italian Di Biaggio dhe akuzoi se socialistët kanë sulmuar Kryetarin e të Rinjve Kristiandemokratë gjermanë, Paul Zimiak pas fjalimit në çadrën e PD pak ditë më parë.
 
"Surratsëzi guxon të marrë nëpër gojë, të sulmojë vetëm se ata janë përkrah Shqipërisë e shqiptarëve për zgjedhje të lira e të ndershme. 
 
I dëshpëruar nga ky realitet shkruan trakte natën, kundër miqve ndërkombëtar të vendit, ia con fletushkave të tij që ta botojnë herët e pastaj pasdite boton në FB atë që ka botuar fletushka e tij që në fakt është trakti i tij që e ka shkruar natën.
 
E mbani mend si iu vërsul Trumpit duke e quajtur turpi i civilizimit, të quaj Rama kështu, e mbani mend si iu vërsul krahut të djathtë të Merkelit, e quajti deputet skutash, ky që s’ka lënë të dënuar pa bërë deputet.
 
Dje sulmoi senatorin e nderuar, një njeri që ju thashë ka luftuar me fjalë e armë për lirinë e shqiptarëve dhe të popujve në Ballkan.
 
Aldo di Biagio ka qenë me mision ushtarak krah UÇK prej 1998 e deri në çlirimin e Kosovës, ndërkohë që Rama ha dreka e darka me atë që i këndon ‘O sole mio’, e ca kanë qenë këta kur luftonte Biagio për Kosovën zëdhënësi i Milloshevicit, tjetri ministër i kasapit të Ballkanit, Milloshevci, me këta ulet e ha drektë e darkë cdo jav
ë” tha Basha.
 
Gjithashtu, Basha akuzoi se është kërcënuar njëri nga dëshmitarët, sipas tij që ka rrëfyer krimet e Fatmir Xhafës në kohën e komunizmit.
 
"Dje ka kërcënuar një nga dëshmitarët për krimet e Xhafës në hetuesi. Ndërsa ai është zhdukur nga qarkullimi dhe nuk del nga shtëpia. Mos u zhduk skutave duke shpikur armiqtë e jashtëm.
 
Ndaj kjo është një luftë mes një populli të tërë të djathtë dhe të majtë me një qeveri të bërë njësh me krimin e organizuar
" përfundoi Basha.



VIDEO/Fjala e Bashës sot te çadra para kryeministrisë
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë