Kanë vijuar debatet e forta në Komisionin hetimor të Shëndetësisë, kryesisht mes kryetares Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca.
Opozita kërkon shtyrjen e afatit të komisionit të Sterilizimit dhe Check Up me 2-3 javë dhe që të merret në pyetje kryeministri Edi Rama.
Kurse mazhoranca ishte kundër shtyrjes së afatit, teksa Ndreca u shpreh se kryeministri nuk është objekt i komisionit, pasi nuk lidhet me çështjen në fjalë dhe nuk ka pasur rol vendimmarrës në koncesionet e shëndetësisë.
“Kryeministri s’ka firmosje në këto koncesione dhe kontrata sipërmarrëse, nuk ka lidhje me çështjen dhe objektin e këtij Komisioni Hetimor, ndaj nuk mund të thirret për dëshmi. Po kështu edhe një prej emrave që ju përmendët si sipërmarrës, pasi nuk lidhet me koncesionet që kemi nën objekt”, tha Ndreca.
Më tej ai theksoi se qëllimi i opozitës është ta prishë mbledhjen dhe pengojë, teksa pranoi atë të Kryesisë, por pa shtyrë afatin.
“Mbledhjen e Kryesisë e bëjmë, por jo që të shtyhet afati i caktuar, nëse doni mbledhjen, hajde ta bëjmë, nëse keni ardhur për ta prishur, është çështje tjetër”.
Vokshi pranoi mbledhjen e Kryesisë mes palëve për të diskutuar kalendarin dhe këmbënguli për shtyrjen e afatit.
Lajmi kryesor:
Akuza dhe sherr te Hetimori për Shëndetësinë, Vokshi: Afati të shtyhet me 2-3 javë, s’mund të mbyllet pa u pyetur Edi Rama! Ndreca: Kryeministri s'është objekt!
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.2%
-
Jo
48.1%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 7377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestimi i Veliajt/ 'SPAK dhe GJKKO duhen parë nëse janë në shinat kushtetuese', Plarent Ndreca: Nëse prokurori ka shkelur Kushtetutën, hetimi i pavlefshëm
12 Shkurt, 14:42
-
Deputetja e PD, Albana Vokshi paraqitet në SPAK! E paditur për shpifje nga koncesionari i Check Up
11 Shkurt, 12:51
-
Koncesioni i sterilizimit, Apeli i GJKKO lë në qeli ish-zv.ministrin, Klodjan Rjepajn
7 Shkurt, 13:13
-
Në garë për Shtëpinë e Bardhë apo për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri?
6 Shkurt, 19:37
-
Albana Vokshi paditet për shpifje nga koncesionari i Check Up, deputetja e PD nuk paraqitet në seancën e pajtimit
30 Janar, 11:48
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
Abuzimi me fondet e BE në SASPAC, zgjaten me 3 muaj afatet e paraburgimit për Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn! GJKKO rrëzon kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë
30 Dhjetor 2024, 16:09
-
Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!
25 Dhjetor 2024, 19:46
-
Koncesioni i sterilizimit/ SPAK pranon kërkesën e GJKKO, rëndon akuzat për Beqajn, Rjepajn e Rrapajn! Avokatët kërkojnë kohë
23 Dhjetor 2024, 10:59
-
Pjesa e TRETË/ Tashmë dhe Tatimet në lëvizje për aferën 'Deco 2000' të familjarëve të Albana Vokshit
22 Dhjetor 2024, 21:09
-
Evi Kokalari demaskon Berishën: Mos e zë më në gojë Trump, solle degjenerata në Washington e pretendon se bashkëpunon me Republikanët
13 Dhjetor 2024, 09:56
-
8 orë seancë për Sterilizimin/ Beqaj i ankohet GJKKO për kushtet: Thaçi me kompjuter e avokat afër, ne pas xhamit! Rrapaj pranon njohjen me ish-ministrin
12 Dhjetor 2024, 15:22