Debati, Basha-Ruçit:Ke lepurin në
bark, Berisha:S’e kap dhjetorin!

Debati, Basha-Ruçit:Ke lepurin në<br />bark, Berisha:S’e kap dhjetorin!
Është shoqëruar me debate dhe tensione të ashpra senaca e sotme plenare. Kryedemokrati Lulzim Basha është përplasur me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Basha nuk ka pranuar të lërë foltoren e Kuvendit, teksa dhe deputetët e tjerë demokratë janë ngritur në këmbë. Basha i ka kërkuar Ruçit të mbledhë Konferencën e Kryetarëve, duke i thënë se ka lepurin në bark. 

“Keni lepurin në bark, jeni në hall me “rrugën e Elbasanit”, mblidh Konferencën e Kryetareve ose bëhu përgjegjës për bllokimin total të punimeve të këtij parlamenti, vendos për një afat të arsyeshëm debati, s’mund të shtyhet me një javë, ne kemi kërkuar orën 16:00, por kjo seancë s’mund të procedojë në shkeljen e rregullave”, tha Basha.

Nga ana e tij, Ruçi iu përgjigj, duke i thënë se nuk ka asnjë atribut Konferenca e Kryetarëve, kur seanca është mbledhur për rendin e ditës.

Ruçi: Nuk ka asnjë atribut konferenca e Kryetarëve kur seanca është e mbledhur për rendin e ditës, propozohet një pro dhe një kundër qoftë për futje ose nxjerrje nga rendi i ditës, diskutuan tre kolegë ndërkohë. Sipas nenit përkatës për të futur ose nxjerrë çështje të caktuara nga rendi u votua dhe konferenca e kryetarëve nuk merr kompetenca që nuk i ka. Kjo cështje është e mbyllur, nuk është mbyllje e gojës e opozitës, do ishte e tillë nëse unë nuk do lejoja të kishte diskutim, diskutim të ketë, nuk është e drejtë e seancës, as imja të ndërpresë diskutimin, kjo cështje konsiderohet e mbyllur”- tha Ruçi, duke iu përgjigjur Bashës.

Po ashtu, edhe Sali Berisha ka paralajmëruar Ruçin jashtë dyerve të Kuvendit, duke i thënë të heqë dorë nga kjo sjellje.

“Dhjetori nuk e zë, sic e ka nisur nga frika dhe tmerri. Të heqë dorë se janë absolutisht të patolerusheme”, tha Berisha. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin