Debati brenda PD, mobilizimi
për mbrojtjen e Sali Berishës 

Debati brenda PD, mobilizimi<br />për mbrojtjen e Sali Berishës 
Mandatet e dy deputetëve socialistë dhe mobilizimi për mbrojtjen e Sali Berishës nga përjashtimi nga Parlamenti, kanë dominuar dje mbledhjen e grupi parlamentar të Partisë Demokratike, ku nuk kanë munguar debatet. Deputetët e Partisë Demokratike janë udhëzuar që të mbronin me çdo kusht liderin historik, Sali Berishën, nga një përjashtim i mundshëm, nga punimet e Parlamentit. Direktivat u dhanë kryesisht për dy anëtarët e Byrosë së Kuvendit, Shrefedin Shehun dhe Edmond Spahos, por porosi kanë marrë edhe deputetë të tjerë, pjesë e linjës radikale.

Po ashtu, një koordinim për mbrojtjen e Berishës ka pasur edhe jashtë selisë së opozitës. Nuk përjashtohet as mundësia për një komunikim të koduar mes palëve. Po gjatë ditës së djeshme, janë diskutuar gjithashtu skenarë nga më radikalët, nëse Byroja do të vendoste për përjashtimin e Berishës nga Parlamenti, për një periudhë të caktuar kohore. Skenarët varionin që nga bojkoti i plotë, rrethimi i Parlamentit dhe deri tek dorëzimi i mandateve. Nga ana tjetër, shumica në pushtet, për të mos polarizuar klimën politike në prag të votimit të reformës në drejtësi, është mjaftuar vetëm me një vërejtje për Sali Berishën. Natyrisht, për këtë vendim është gjetur edhe një bazë ligjore.

Mandatet  
Grupi parlamentar demokrat ka diskutuar fillimisht mbi vendimin e Këshillit të Mandateve, për dërgimin për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të vlefshmërisë së mandateve të Rakip Sulit dhe Valentina Leskajt. Shumica e ligjvënësve të opozitës e kanë interpretuar vendimin e Këshillit të Mandateve si një sukses të Partisë Demokratike dhe tërheqje të mazhorancës qeverisëse. Ky qëndrim u reflektua edhe në artikulimet publike të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka. Në një linjë me Palokën mësohet se janë shprehur edhe Gent Strazimiri, Arben Imami, Oerd Bylykbashi etj., ku në mbledhjen me dyer të mbyllura, kanë theksuar se, mazhoranca ka lëshuar mandatet e Sulit dhe Leskajt.

Qëndrimi kundra
Një qëndrim krejt ndryshe mësohet se ka mbajtur deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, i cili është edhe anëtar i Këshillit për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin. Sipas burimeve, Halimi ka deklaruar se vendimi i Këshillit për Mandatet është një dështim i opozitës, duke paralajmëruar edhe për skenarin, i cili çon në kalendat greke mandatet e Rakip Sulit dhe Valentina Leskajt. Halimi ka vënë në dukje se Këshilli nuk ka pranuar kërkesën e opozitës, por kërkesën e dy deputetëve socialistë. Kjo do të thotë që në Kushtetuese nuk do të shkojë kërkesa me referencën ligjore dhe faktet që pretendon PD për paligjshmërinë e mandateve të dy deputetëve si dhe referenca ligjore.
 
 
Udhëzimi
“Deputetët e Partisë Demokratike janë udhëzuar të mbronin me çdo kusht liderin historik Sali Berishën nga një përjashtim i mundshëm, nga punimet e Parlamentit”.
 
Qëndrimi
“Partia Demokratike ka pasur dilema sa i takon leximit të vendimit të Këshillit të Mandateve për mandatet e dy deputetëve të Partisë Socialiste, Rakip Suli dhe Valentina Leskaj”. 


Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka