Debati, Bushati-Bashës: Pretë
trungun e PD, pa kriter në mesnatë

Debati, Bushati-Bashës: Pretë<br />trungun e PD, pa kriter në mesnatë
Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Endira Bushati ka publikuar fjalimin që mbajti dje në mbledhjen e Kryesisë.
 
Bushati, ashtu si pjesa më e madhe e Kryesisë ka kritikuar Bashën për listën, marrëveshjen me Ramën, por edhe procesin e rizgjedhjes në krye të partisë.
 
Mbledhja e djeshme u shoqërua me debate të forta, ndërsa pati edhe një përplasje mes Jemin Gjanës dhe Valbona Mezinit.
 
Fjala gjatë Mbledhjes së djeshme të Kryesisë së PD
Nuk po merrem me aspektet procedurale të thirrjes së kësaj mbledhje, si njoftimi vetëm 24 orë para, mosnjoftimi i rendit të ditës, etj...se këto janë sistematike tashmë.

Nga ajo që lexuat, kuptoj që rendi ditës është "Konsultimi për nisjen e procesit të analizës së zgjedhjeve dhe rivitalizimi i partisë...etj".
Nuk e kuptoj: ju e keni thirrur Kryesinë për t'u konsultuar për analizën e zgjedhjeve të 25 qershorit????!!!!

Se nëse është kështu, kjo Kryesi ka 3 vjet që nuk është konsultuar. A ka njeri këtu që është ndjerë anëtar kryesie i një partie këto 3 vjet???
Kjo kryesi nuk është përfillur as ditën e marrëveshjes së 18 Majit, ku asnjëri nga ne nuk ishte as i ftohtë, as i kthjellët për të thënë:

Prisni Z.Basha, çfarë po bëni, po na lexoni marrëveshjen për ta miratuar? Një gjë për të cilën kanë rënë vetëm 2 persona dakord pa asnjë përfaqësim politik???

Po na thoni që po e shpallni në kohë reale, siç e bëtë. Pra, e bëtë njësoj si Rama para organeve dhe forumeve të veta dhe medias. Thjesht për të na njoftuar apo çfarë???

Është faji ynë. Askush se pati ftohtësinë dhe kthjelltësinë për të të thënë: Prit! Kë pyete?

Dhe ju atëherë mund të kishit thënë që më detyruan amerikanët, siç e thatë në një emision televiziv. Dhe ne do ishim më të qetë sot. Nuk do ishim këtu duke ju kërkuar llogari. Por, nuk e bëmë. Prapë faji ynë.

Po të ishim ne anëtarë të vërtetë kryesie, ditën kur ju me një të prerë të lapsit pretë trungun e Partisë Demokratike, pa asnjë kriter politik në mesnatë, do të duheshim të mblidheshim këtu, atë natë apo në mëngjes në oborrin e PD-së dhe t’ju thoshim: Ooo ku po shkon? Çfarë po bën???
Por, ne as këtë se bëmë.

Në fund, na erdhën disave mendtë për atë që po kërkoni ju të bëni. Dhe kjo kryesi atë ditë, në mbledhjen kryesuar nga z.Paloka dhe z.Spaho u nda në tresh. Kishte 14 vota që nuk donin analizë. Kishte 11 që donin analizë dhe nja 20 abstenime. Kjo e thënë në videoregjistrimin. Kush ka ndonjë dyshim- është thënë nga vetë goja e z.Paloka.

Tani ne jemi këtu dhe na thuhet po ju konsultojmë për të bërë analizë. Pas 3 muajsh nga zgjedhjet kur analizën e ka bërë publiku, mediat, gazetarët e publicistët e këtij vendi. Po të jetë për të bërë sa për të kaluar radhën, hajde shkojmë në seksione.

Pse u shkel statuti që ju vetë e pranuat në emision televiziv?
Pse u shkel statuti z.kryetar? Madje nuk thatë "e shkela", por "u shkel" në vetvetore.

Ja do shkojmë në Shkodër. Si t’ua shpjegoj shkodranëve se Kryetari i PDsë i një bashkie fituese ishte i teti në listë dhe 2 kryetarë të bashkive humbëse në mënyrë sistematike ishin në vende më lart në listë????
Unë këtë shpjegim nuk mund ta kërkoj nga seksioni z.kryetar.

Nuk mund të bëjmë analiza sa për të kaluar radhën. Ne duhet të jemi të sinqertë me veten dhe për të nisur vërtet një proces reflektimi se ku po e çojmë këtë punë?

E bëmë analizën për kryetarët e degëve dhe zgjedhjet përkatëse në vitin 2015 dhe nuk prodhuam gjë. As për zgjedhjet e Dibrës nuk u bë analizë e vërtetë, dhe nuk nxorrëm mësime.

Sot e kësaj dite nuk e dimë si doli marrëveshja. E konsiderojmë marrëveshjen me Ramën të dështuar? Na e hodhi? Apo ishte një sukses? Sot nuk kemi një përgjigje. Këtu jemi në kryesi dhe jemi me dyer të mbyllura dhe duhet të na jepni përgjigje për pyetjet tona?

Mbështetja ime për ju personalisht nuk ju ka munguar kurrë, dhe ditën kur ju kërkova dorëheqjen, por unë sot do të doja të kisha përpara një kryetar me autoritet moral, përmes një procesi real ku të gjithë të besonin.

Ndërkohë ju zgjodhët rrugën më të shkurtër për veten dhe më të dëmshmen për partinë.

 
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!