Debati dhe verifikimi për Silikon Mix, drejtori i Bujqësisë: Keqardhje, po sulmohet teknologjia

TIRANE-Pak ditë më parë prokuroria e përgjithshme kërkoi nisjen e verifikimeve për rastin e zhbllokimit të insekticidit Silikon Mix. I ftuar për të folur për këtë temë sot në Report Tv ishte Arjan Jaupllari, Drejtor i Përgjithshëm në Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ai i cilësoi akuzat që janë ngritur kundër ish-ministrit si keqardhje, pasi sipas tij Silikon Mix nuk ka efekte anësore dhe përdoret në SHBA e BE.

"Kjo është një histori dezinfromuese. Sot në të gjithë botën qarkullojnë lirshëm, nuk regjistrohen. Këto janë inovacione në teknologjinë e sotme. Me këtë në i bëjmë presion futjes së teknologjive të reja. Kjo është shumë zhurmë për asgjë. Silikon Mix është pleh që qarkullon lirshëm, jo vetëm në Europë, por edhe në SHBA, këto plehra janë revolucion teknologjik. Nuk ka absolutisht efekte anësore. Garantoj publikun, nuk ka efekte negative në zinxhirin e ADN-së. Janë akuza për keqardhje" tha Jaupllari.

Përmes një shkrese që kryeprokurorja Arta Marku i dërgoi Prokurorisë së Tiranës, thuhej se ndaj Peleshit ka dyshime se ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar urdhrin për zhbllokimin e këtij insekticidi i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve duke shkaktuar pasoja të dëmshme tek konsumatorët.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu