Debati FRESSH-LRI, IUSY: Ja kush e
organizon kampin, do jetë Rama-Meta

Debati FRESSH-LRI, IUSY: Ja kush e<br />organizon kampin, do jetë Rama-Meta
Pas përplasjes mes FRESSH dhe LRI ka reaguar Internacionalja e te rinjve Socialistë duke shpjeguar detajet e organizimit të kampit veror në Jalë.
 
Internacionalja e te rinjve Socialistë shkruan se festa do të mbahet nga LRI dhe FRESSH e mbështet, ndërsa do të jenë të pranishëm edhe Rama me Metën.
 
Eventi mbahet nga LRI-ja dhe mbështetet nga FRESSH dhe PS. Në festival do të jenë të pranishëm, Presidenti i zgjedhur, Meta dhe kryeministri Rama” thuhet ndër të tjera në deklaratën e tyre.
 
LRI dhe FRESSH u përplasën për organizimin e kampit veror pas deklaratës së Luan Ramës ditën e sotme që u shpreh për kampingun e Jalës si një organizim mes IUSY-t dhe LRI-së, pa përmendur FRESSH-in.

FRESSH përmes një deklarate tha se kampingu këtë vit nuk organizohet nga LRI, por nga të rinjtë e Internacionales Socialiste.
 
Por, Kejdi Mehmetaj reagoi duke thënë se LRI e ka ftuar të marrë pjesë FRESSH-in në këtë organizim dhe shton se nuk ka asnjë rol organizativ, ndërsa thotë se nuk ka paguar as detyrimet financiare të vitit të kaluar të Kogresit te Internacionales.

Letra e plote e IUSY
Letra e plote e IUSY

d.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin