Debati i plotë në Komision, Rusmajli nxjerr jashtë numrin 2 të KLD

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve zgjati rreth 30 minuta dhe është shoqëruar me debate mes kryetarit të komisionit të ligjeve dhe nënkryetarit të KLD-së.  Më pas ka vazhduar mes Rusmajlit e deputetëve të PS-së të cilët kanë dalë në mbrojtje të Spahiut. "Mos jeni bërë deputëtë të tij"- tha Rusmajli duke iu drejtuar deputetëve PS.

Kreshnik Spahiu
: Në asnjë rast nuk parashikohet shkarkimi i zv kryetarit të KLD-së, por edhe i anëtarit të KLD-së. Në nenet e Kushtetutës parashikohet shkarkimet e të gjithë drejtuesve të institucioneve...
Ndërhyn Ilir Rusmajli: Zoti Spahiu...
Spahiu: Ju lutem mos më ndërprisni fjalën
Rusmajli: Mbledhjet e komsionit i i drejtoj unë, mbledhjet e komisionit tat nuk e di kush i drejton , por mesa duket të lë të dalësh jashtë rendit të ditës, e të flasësh me harbuteri.
Nuk të lë të dalësh nga rendi i ditës, sepse nëse ti del jashtë rendit të ditës të gjithë anëtarët e këtij komisioni dalin jashtë rendit të ditës dhe të bëjnë gjyqin ty. Kjo seancë është proceduriale. Prandaj të kam shkruar në letër.
Edhe unë kam shumë për të thënë në substancën e gjësë....Ti do flasësh vetëm për procedurën e gjësë. Nëse ti kalon në substancën e gjësë unë po fiksoj vërejtjen e parë që unë si kryetar ju jap juve këtu.. Sipas rregullores, kam shumë pak mundësi, dhe ju lutem mos më bëni t’i ezauoroj. Mos dilni nga rendi i ditës përqëndrohuni në procedurë. Do kesh mundësi pa fund të thuash argumentet e tuaja.

Fatmir Xhafaj: Ky komision as nuk bën dhe as nuk i lejon të bëjë gjyq. Ky nuk mund të jetë komision i gjyqeve. ( I drejtohet Rusmajlit) Ju lutem mos më ndërhyni. Se çfarë keni ju me të është çështje e juaja. Ne jemi këtu për të dëgjuar dhe personin që keni thirrur, përcasjen tuaj. Ne kemi detyrimin t'i japim mundësi zotërisë të shprehet. Këtë nuk mund tia heqim ne. Ai nuk mund të flasë atë që i interson, nëse ajo nuk është në të mirën e tij.. ai le të flasë dhe më pas e vendosim ne sipas rregullave tona”
Rusmajli: Spahiu të përqëndrohet në procedurë. Nëse ka për të thënë gjëra le ti thotë në konferencë shtypi.
Spahiu: Mos vendos Komisionin e Ligjeve në kushtet e presionit.
Rusmajli: Nuk më vë kushte
Rusmajli: 5 minuta sa të largohet Spahiu... largohu. Ata të sigurisë ta nxjerrin pak përjashta
Spahiu: Keni 1 vit që ushtroni presion, por harroni se me presion nuk më hiqni mua... Me presion kurrë, harroje.... Keni një vit me ato vendime e ligje duke cënuar integritetin e këtij vendi.
Rusmajli: Meqë zotëria u largua ne mund të zhvillojmë punën tonë.
(Flasin Fino, Peza)
Rusmajli: .Tek ata 1 milionë anëtarët e partisë së vet, ju ka kalu dhe ju socialistëve zoti Spahiu, mos jeni bërë deputetëve të tij ju?
Zoti Peza dëgjoni cfarë them unë ...
Dashamir Peza: Mos shpjego ti budallallëqe
Rusmajli: Nuk shpjegoj unë budallallëqe.... Pretendon se në kushte urgjence dhe jashtë orarit zyrtar është dërguar fletëthirrja për në komisionin e Ligjeve. .. Dje në mëngjes në përputhje të plotë me Kuvendin kryetari i Komisionit të Ligjeve ka bërë përpjekje titanike për ta njoftuar dhe verifikoni.
Armando Subashi: Cna duhet ne kjo
Rusmajli: I Duhet kolegëve të mi. Në orarin zyrtar ai nuk ndodhej në punë por në një aktivitet politik të një organiziate politike.
(Dëgjohen deputetët që thonë bravo i qoftë)
Përvec tij nuk ndodhej asnjë nga punonjësit e administratës.
....
Fatmir Xhafaj:  “Ne nuk bëhemi pjesë e kësaj farse.. Deri dje njërën e quanit Silvia Konti, sot e quani lavire bulevardi, deri dje e quanit personalitet të shquar të Partisë Demokratike sot e quani horr bulevardi. Dje ky ishte mik Spahiu, luftëtar i madh i antikorrupsionit, pastaj u bë Kreshnik Spahiu, juristi i shquar që drejton drejtësinë shqiptare, dhe sot është sharlatan, faqeziu i kryeministrit tuaj....
Ajo që kompleksoni ju është e djeshmja e Kreshnik Spahiut, është e sotmja e Kreshnik Spahiut e për më tepër e nesërmja e Kreshnik Spahiut.”

Më pas opozita është larguar nga mbledhja.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

FOTO EKSKLUZIVE/ I lidhur me policin me pranga, Dritan Dajti lë qelinë, merr pjesë në ceremoninë mortore të nënës