Debati Luiz-Kiara: Nuk besoj se e hoqi rripin për të më rrezikuar mua, reagon opinionistja: Unë besoj se Luizi të do jashtë

Debati Luiz-Kiara: Nuk besoj se e hoqi rripin për të më rrezikuar mua, reagon opinionistja: Unë besoj se Luizi të do jashtë

Kiara Tito

Luizi dhe Kiara patën një debat gjatë lojës me litar. Kjo pasi Luizi i tha Kiarës që dëshiron të kuptojë nëse publiku do t’i shohë çift ata brenda, apo nëse njërin prej tyre e do jashtë. Kjo, pasi radhën e kaluar Kiara, Luizi dhe Bledi ishin të tre në nominim, por Bledi “sakrifikoi” dhe doli vetë nga shtëpia. Kiara u mërzit nga komenti i Luizit, por ky i fundit i tha asaj se do e marrë  vesh në “Prime” që nuk e ka thënë me qëllim të keq atë.

"Kanë qenë ditë të lodshme dhe kemi patur pak vështirësi me gjumin. Me Luizin ka shkuar shumë mirë. Kemi ato ulje-ngritjet, por mirë. Mbase kam qenë e rënduar dhe shpërtheva në atë moment. Ka raste që më vjen natyrshëm të reagoj. Unë nuk dua të ketë lojë mes nesh, prandaj mërzitëm. Por, unë dua që ai të luajë dhe nuk dua të ndikoj fare te loja e tij. Kjo është arsyeja, pse ndonjëherë distancohem. Nuk besoj se e hoqi rripin për të më rrezikuar mua", tha Kiara.

"Nga një anë, më vjen keq për Kiarën që nuk e zbaton lojën e saj. Unë besoj se Luizi e do atë jashtë shtëpisë. Shpesh e kam dëgjuar që ka thënë, sa të mbarojë “Shën Valentini” ti do jesh jashtë. Unë mendoj se ti kishte të drejtë aty kur u mërzite. Unë mendoj se reagimi yt nuk ishte i tepruar, mendoj se nuk duhet të vetësakrifikohesh. Edhe ti vetë do të luash, pavarësisht është apo jo Luizi. Kjo mendoj se është e vërteta. Nuk mendoj që Luizi është një djalë budalla që nuk e kupton lojën. Ai e ka studiuar shumë mirë Big Brotherin dhe ka hyrë për të fituar.", thotë opinionistja Zhaklin. 

 

"Po ke shumë të drejtë. Unë ndonjëherë kam reagime të tepërta", përgjigjet Kiara. 

" Jo ,ti nuk reagove fare. Reagimi yt ishte shumë i vakët', përgjgjet Zhaklin.

" Ai më tha që nuk e ka hequr rripin për të më rrezikuar mua. Unë e besoj, për aq kohë sa e kam në krah, unë e besoj. Ai nuk do të donte kurrësesi të më rrezikonte mua", thotë Kiara. 

 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin