Debati me Manjanin,Lame: Plaka
nuk na bëri çorap përkundrazi...

Debati me Manjanin,Lame: Plaka<br />nuk na bëri çorap përkundrazi...
 Një ditë më parë, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjai reagoi ndaj vendimit te kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame i cili shkriu degen ALUIZNI-t në Berat. Por sot me anë të një statusi në “Facebook”, kreu i ALUIZN-t i është përgjigjur.

Lame i është kundërpërgjigjur Manjanit  ku i thotë se 80-vjeçarja që bëri denoncimin nuk ishte aspak mediatike.

Statusi i plote i Lames
 
“Ylli,
 
Plaka nuk ishte mediatike, përkundër, e bë mediatike, se ishte çështje në interes të të gjithëve. Plaka nuk na bëri çorap, përkundër, vuri në dukje vrimat në çorapet e shtetit. Dhe po i deshe vrimat, ca t’i them unë. Drejtoria Berat është nga më të prapambeturat në procesin e legalizimeve. Arsyet janë shumë, por drejtoria e atjeshme pagoi për kusuret e veta. Drejtoria Berat përgjatë vitit 2017 ka marrë disa vërejtje në performancën mujore që bëhet me të gjithë drejtorët. Po s’më besove mua, pyet cilindo prej drejtorëve të tjerë të ta thojë.
 
Drejtoria Berat ka probleme bashkëpunimi edhe me një sërë institucionesh të tjera që nuk funksionojnë, ndër të cilat fort edhe zyra e Hipotekës dhe këtu s’ke nevojë për dëshmitarë, se jemi marrë bashkë ne të dy që ta ndreqnim atë punë e atë zyrë, e dot se ndreqëm. Dhe siç e kemi thënë bashkërisht sa e sa herë, çorapet e administratës janë plot vrima që duhen zënë njëra pas tjetrës që të ecë siç duhet”
, shkruan Lame.

“Mirë drejtor mavrinë, po me zyrën e ALUIZNIT çpate o Lame?!Ju bëri çorap plaka mediatike, ndërkohë komshinjtë e saj ulërasin nga padrejtësia”,  i shkruante një ditë më parë Manjani në Twitter.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot