Debati me Meritonin, Fation Kuqari merr vendimin, largohet nga BBV

Debati me Meritonin, Fation Kuqari merr vendimin, largohet nga BBV

Ledion Lico dhe Fatjon Kuqari

Fation Kuqari ka marrë vendimin për tu larguar nga Big Brother VIP 3.

Shkak është bërë përplasja Meriton-Rike, ku në një moment kur i kërkoi llogari për gjestin e shëmtuar reperi e thirri burracak dhe “hë bukurosh…”.

Fationi argumentoi se e ka privuar veten të mos ndërmerrte një veprim jo racional përgjatë gjithë ditës duke konfrontuar Meritonin, dhe nëse ky i fundit nuk do të dilte nga shtëpia përmes eliminimit, ai vetë do të tërhiqej.

Ledion Liço: Fation eja edhe njëherë me mua në dhomën e rrëfimit.

Fationi: Po.

Ledion Liço: Unë nuk dua të zgjatemi, por dua vetëm të të pyes që a je i gatshëm të lësh shtëpinë për shkak të një konkurrenti tjetër?

Fationi: Jo, thjesht unë kam marrë vendimin tim dhe nëse ai nuk do të dilte përgjatë këtij nominimi unë do të lija derën e kësaj shtëpie. Dhe e kam vendosur Ledjon, do të lë shtëpinë.

Ledion Liço: Mos po e bën këtë për t’i qëndruar fjalës tënde sepse nuk ka asnjë peshë…

Fationi: Edhe t’i qëndroj fjalës time, por më shumë sepse unë i kam parë me sytë e mi disa gjëra. Normalisht në fund publiku vendos, por unë nuk jam dakord… Unë kam ndenjur sot shtrirë vetëm për të mos e parë dhe shkëmbyer me atë djalin. Ai nuk më tha thjesht bukurosh, por ishte “hë bukurosh…”, që tregon qartë se ishte provokim. Unë e kuptoj se jemi në një lojë në Big Brother, por që unë si Fation e kam vendosur. Prandaj prita edhe pjesën e eliminimit. Nëse nuk do të dilte ai, do të largohesha unë. S’ka të bëjë me atë, më shumë ka të bëjë me disa nga situatat e mija.

Ledion Liço: A je i sigurt.

Fationi: Shumë i sigurt, e kam të ndarë realisht.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • -><_/÷: 03/03/2024 13:20

    Iky djal i padashurum se asnje femer nuk pranonte me e xan te dashur(kishte zili Meritonin)nuk dinte gja tjeter sa her kjante nej vajze ky kishte msu nje fjali permensh "mos qaj zemer a te sjell nje shishe uji"

    Përgjigju
  • Oportunist: 03/03/2024 10:58

    Mirë e thotë Adi,Rrip e Ip,po se ç'i duket vetja ,po janë Delirantë Megalomanë e Injorantë pa kulturë e lexim!

    Përgjigju
  • altea: 03/03/2024 09:49

    shume mire bere o FATJON nuk ishte ambjent per ty.aty eshte ambjent i felliqur ku jetojne kafshe te egra .

    Përgjigju
  • adi: 03/03/2024 08:30

    emo mire nje idiot me pak, qe kur ky eshte personazh vip? cfare i ka sjelle televizionit se mar vesh cjane keto "VIP-a" qe ftohen se di dmth

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Izraeli do t'i përgjigjet sulmit iranian së shpejti, ndoshta që sot

Wall Street Journal: Izraeli do t'i përgjigjet sulmit iranian së shpejti, ndoshta që sot