Debati/ Merkel e prerë nga Shkupi: Jo ndryshimit të kufijve Kosovë- Serbi

Debati/ Merkel e prerë nga Shkupi: Jo ndryshimit të kufijve Kosovë- Serbi

Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel vizitoi sot Shkupin, ndërsa përcolli disa mesazhe mjaft të rëndësishme, jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin e Ballkanit. E ndërsa ftoi qytetarët e Maqedonisë që të votojnë pro referendumit me Greqinë, ajo u shpreh sërish kundër ndryshimit të kufijve.

Kancelarja gjermane theksoi se Evropa ka nevojë për një Ballkan Perëndimor stabël dhe me integritet territorial të plotë të shteteve. “Ne si Gjermani dhe si Europë kemi interes për rajon stabël. Kjo është kyç për stabilitet të Evropës në përgjithësi. Unë besoj se integriteti territorial është kyç për rajonin”, u shpreh Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për 'korrigjimin e kufirit" që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

SHBA dhe BE nuk e kanë kundërshtuar idenë, por kanë kërkuar mos cenonte stabilitetin e Ballkanit, ndërsa Gjermania dhe Britania janë pozicionuar kundër. Përsa i përket Shqipërisë, Rama mbështeti qëndrimin e BE, ndërsa Presidenti Meta doli kundër rishikimit të kufijve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen