Debati merr tjetër rrjedhë, Kiara i flet, Luizi e shpërfill

Debati merr tjetër rrjedhë, Kiara i flet, Luizi e shpërfill

Luizi dhe Kiara

Situata midis Kiarës dhe Luizit vazhdon të jetë e tensionuar. Nëse më herët ishte këngëtari ai që i fliste dhe moderatorja ajo që e injoronte, së fundmi kanë ndërruar rolet.

Ndërkohë që Kiara ndodhej në dhomën e gjumit duke pastruar, Luizi ka hyrë dhe teksa ajo e ka pyetur nëse “kishte provat e kërcimit tani” ai e ka injoruar. Luizi nuk i ktheu përgjigje.

Diskutimi:

Luizi: Po iki moj se u ula të rregulloj këpucët.

Kiara: Dua të iki thotë, ik! Çdo gjë e merr me ters, nuk dua ta kem diellin përballë. Ça bën kot tani?

Luizi: Tani u kujtove që erdha unë?

Diskutimi vijoi në dhomën e gjumit si më poshtë:

Kiara: Jam shumë e ngarkuar, ta them sinqerisht, nuk di nga t’ja mbaj. Për momentin jam si në lëmsh me veten, edhe prej të gjithë situatave që kemi kaluar bashkë, që ti ke bërë, mbase kam bërë gabim që i kam kaluar lehtë.

Luizi: Je penduar?

Kiara: Nuk të shoh dot të shtrirë, nuk jam penduar. Po reflektoj mbi këtë marrëdhënie, por nuk mundem duke të parë ty shtrirë.

Luizi: Të erdha, tu afrova, të kërkova.

Kiara: Nuk mjafton vetëm me një të ardhur, teka kalamanjsh.

Luizi: Kudo që të afrohem, ikën. Të kërkova falje, po të them ta harrosh dreqi e mori, bëje për ne, e vazhdojmë jashtë, e debatojmë, por jo këtu. Po bëjmë skenë përsëri, do japim prapë llogari, do na zhysin edhe më shumë. Ti akoma thua dua kohë. Këto kamera që janë kthyer, aty do japësh llogari, te njerëzit që të shohin. Të bën të ndjehesh më mirë të përgjigjesh para 13 milionë personave?

Kiara: Nuk e mendoj çfarë do më pyesin të tjerët, po mendoj çfarë dua vetë dhe si e dua unë.

Luizi: Nuk do përgjigjesh me “nuk ju llogaris, nuk ju jap llogari.”

Kiara: Po marr kohën time çfarë ka këtu? Nuk po përfundon një marrëdhënie. Po marr kohë siç ndodh në jetën reale.

Luizi: Merr kohën tënde? Këtu nuk jemi jashtë. Se jam real nuk çohem dot të bëj loln dhe ngacmuesin. Nuk mundem të bëj skena as asgjë. Ti ke ngarkesa për ku di unë çfarë, unë kam një ngarkesë që 68 ditë. Mendoj më shumë unë se “Vëllai i Madh”

Kiara: Uroj që ta kesh menduar këtë gjë dhe edhe në vazhdim ti mendosh gjërat para se ti bësh, se mbase jam më tolerante se çfarë duhet dhe ma ke marrë për dobësi.

Luizi: Vazhdon të japësh material për kamerat.

Kiara: Mirë, unë nuk vij më. Nuk po jap material, dua të shprehem, po të hap zemrën.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja