Debati në Repolitix, avantazhet dhe 
disavantazhet mes Fino dhe Dukës

Debati në Repolitix, avantazhet dhe <br />disavantazhet mes Fino dhe Dukës<br>
Ish-sekretari i përgjithshëm i FSHF, Prodani dhe gazetarët Eduart Ilnica, Fation Shehu dhe Fation Kodra kanë komentuar në studion e ‘Repolitix’ në Report Tv avantazhet dhe disavantazhet mes dy kandidatëve për President të FSHF, Bashkim Fino dhe Armand Duka.

Avantazhet dhe disavantazhet e Finos dhe Dukës
Fation Kodra: Mos-heqja dorë nga mandati nga Fino është një minus. Të hysh me mandat deputeti në garë? Deputeti nuk mund të ketë poste të tjera, nuk po flas për gërmënn e ligjit, por për frymën e ligjit. Duka dhe Fino nëse do të shkonin në një bashki do të trajtoheshin ndryshe, pasi ai shkon si deputet...

Fation Shehu: Ligji nuk e pengon, nuk përbën konflikt interesi, pasi FSHF-ja është OJF. Ka disa vende që në krye të institucioneve të tilla kanë politikanë. Duka ka krijuar një sistem me varësi shumë të madhe. Shumë klube janë kënaqur me një fushë apo dhurata njëherë në 4 vite dhe ky konsiderohet si avantazh. Por presidenti e ka për detyrë që të ndajë fondet. Disavantazhi është pjesa që e ka përbaltur futbollin me disa falsifikime, por edhe anëtarët e klubeve, por edhe buxhetin e ka miratuar me disa shoqata me shokët e presidentit....

Ka investuar edhe në komplekse private. Një tjetër disavantazh është dënimi i klubit kampion dhe përgjegjësia shkon te ai që drejton kompeticionin. Përsa i përket Finos disavantazhi më i madh është që të bëjë fushatë me platformë. Avantazhi është eksperienca e tij menaxhuese në rolet që ka pasur, nga kryeministër, ministër apo deputet

Eduart Prodani: Presidenti i Federatës së Shahut është deputet sot....
Eduart Ilnica: Duka formalizoi federatën, ka bërë mirë, por duke kërkuar një mandat të pestë kthehet në disavantazh. Shpesh kemi pasur trukime. Përderisa për 4 mandate nuk krijoi një ligë profesioniste atëherë po, por kur ti nuk e ke krijuar ligën, do të thotë se nuk e ke bërë mirë. Edhe kur nuk e ke bërë për 16 vite.... Përsa i përket kufizimit të mandateve, Duka e ka shprehur, por nuk është bërë asgjë.

Kjo i jep minus, kishte model Villarin në Spanjë, kur ai është i arrestuar për paligjshmëri. Kjo është për opinionin, por kur vjen puna te votuesit ai ka avantazh. Ka krijuar lidhje ndër vite, ka bërë ‘ndere’ në vite. Ndërsa Fino nuk mund ti bindë në një kohë kaq të shkurtër, megjithatë mbetet për t’u parë. Avantazhi është fakti që është një staturë e fortë, imazh i një ish-kryeministri.

Eduart Prodani: Platformat vlejnë për opinionin dhe imazhin, por do të ketë pak ndikim në votim, pasi bëhet fjalë për 66 apo 54 njerëz konkretë, që kanë mendjen dhe iniciativat e tyre dhe lidhjet e Dukës do të luajnë rolin e tyre. Kur ne kemi 16 vite që punojmë bashkë negocimi dhe komunikimi bëhet më i lehtë. Duka nuk mund të kërkojë votën duke premtuar gjëra që i ka premtuar dhe nuk i ka realizuar. E shoh të komplikuar. Ky është avantazhi i Finos, nuk është provuar. Cdo premtim duhet analizuar dhe nuk duhet paragjykuar. 

d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës