Debati në SHBA, Donald Trump e
Ben Carson në qendër të kritikave

Debati në SHBA, Donald Trump e<br />Ben Carson në qendër të kritikave
10 kandidatët republikanë për president në SHBA kanë mbajtur debatin e tretë mes tyre. Debati i zhvilluar në Boulder të Kolorados dhe i trasmetuar nga CNBC ishte i nxehtë, ndërsa Donald Trump dhe Ben Carson, të cilët janë edhe dy figurat me më pak përvojë politike ishin shënjestra e kandidatëve të tjerë. Ekonomia dhe politika e taksave ishin temat kryesore të këtij debati.

Guvernatori i Ohio, John Kasich u shpreh se plani i Trump për taksat është një fantazi. Duke iu referuar miliarderit amerikan, ai tha se nuk mund të zgjedhim dikë që nuk di si bëhet kjo punë. Nga ana tjetër, favoriti kryesor i republikanëve në fillim të kësaj fushate, Jeb Bush, ka qenë në hije.

Gjithsesi ai ka sulmuar Senatorin e Floridas Marco Rubio, duke i thënë se është mirë të tërhiqet sa është në kohë.
 
Në tre muajt e ardhshëm do të ketë edhe 9 debate mes kandidatëve republikanë për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmasat e kampit republikan të zgjedhjeve janë në kontrast të madh me garën e demokratëve, ku kanë mbetur vetëm tre kandidatë: ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton; senatori i Vermontit, Bernie Sanders; dhe ish guvernatori i Marylandit, Martin O’Malley. 

Nënpresidenti Joe Biden, përjashtoi veten nga gara presidenciale e 2016-ës, duke i dhënë Clinton një energji të re, që ka ndihmuar në përcaktimin e saj si kryesuese e garës së demokratëve.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Në mediat e Kosovës që kontrollon VV, mund të kritikosh më lehtë Zotin, por jo Albin Kurtin

Spahiu: Në mediat e Kosovës që kontrollon VV, mund të kritikosh më lehtë Zotin, por jo Albin Kurtin