Debati në Serbi për Kosovën, Vuçiç: Politika ime ka pësuar disfatë

Debati në Serbi për Kosovën, Vuçiç: Politika ime ka pësuar disfatë

Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë autokritikë në lidhje me politikën e ndjekur në lidhje me Kosovën. Ai u shpreh se politika e tij që Serbia të ruajë shumë gjera në Kosovë nuk ka fituar dhe për këtë gjen disa arsye.

Politika ime që Serbia të ruajë shumë gjera në Kosovë, qartazi në Serbi nuk ka fituar, sepse serbët duan të humbin gjithçka, më së shumti dëshirojnë të vajtojnë mbi fatin e tyre. Më shumë duan të qajnë për diçka që është e largët, sesa të kenë diçka në duart e tyre. Raundin e parë e fitoi Serbia e shkatërrimit, Serbia e vajit e jo Serbia që fiton. Do të luftojmë që ata njerëz të jetojnë më mirë dhe të kenë më shumë te drejta

Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve. Por gjatë vizitës në Kosovë ai u shpreh se ‘nuk është e vërtetë se dua të ndryshoj kufijtë’.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për 'korrigjimin e kufirit" që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

SHBA dhe BE nuk e kanë kundërshtuar idenë, por kanë kërkuar mos cenonte stabilitetin e Ballkanit, ndërsa Gjermania dhe Britania janë pozicionuar kundër. Përsa i përket Shqipërisë, Rama mbështeti qëndrimin e BE, ndërsa Presidenti Meta doli kundër rishikimit të kufijve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ismail: 26/09/2018 14:26

    Me 10 Qershor 1999,Serbia, nga aleanca UÇK NATO ka pesuar disfaten perfundimtare,Kur detyrohet qe, mbrenda 10 ditesh,deri me 20 Qershor 1999, te lagoje gjitha forcat e dhunes ushtarake e policore, jashte hapesires shqiptare te Kosoves.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë