Debati për medaljet, Doda akuzon
PS për plagjiaturë, por ja e vërteta

Debati për medaljet, Doda akuzon<br />PS për plagjiaturë, por ja e vërteta
Sekretarja e përgjithshme e PDIU, Mesila Doda ka reaguar përmes një statusi në Facebook duke akuzuar kryeministrin Rama për plagjiaturë pas nismës për heqjen e dekoratave për veteranë të luftës, të cilët kanë mbajtur funksione të rëndësishme në regjimin komunist.
 
“E propozuam heqjen e medaljeve tre vjet përpara. Më vjen shumë mirë që në fund farë përfundon të bësh ato që kemi thënë në, megjithse me sa duket ne brenda mendjes tende ishim armiku jot me i madh.
 
Antikomunizmi nuk është gargare për të shplarë gojën. Po të them dhe një tjetër e nuk do të them më që ke kryer plagjaturë… mirato ligjin kundër propogandes komuniste, do i duhet këtij vendi…” shkruan Doda.
 
Por Report Tv ka siguruar dy projektligjet e depozituara në Kuvend nga PS dhe PDIU për heqjen e dekoratave dhe verteta eshte e ndryshme. Edi Rama dhe Taulant Balla e kane dorëzuar projektligjin në datë 17.12. 2015 me protokoll numer 3994 ndërsa Idrizi dhe Doda nga PDIU e ka dorëzuar një ditë më pas në datë 18.12.2015 me prokotoll 4005.
 
Reagimi i Dodës erdhi, pasi Kuvendi ka përfshirë nismën ligjore të propozuar nga kryeministri Edi Rama, e cila parashikon heqjen e dekoratave, titujve dhe medaljeve për diktatorin Enver Hoxha, bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit, funksionarët që kanë shërbyer në sistemin komunist si dhe për disa antifashistë të parë, pra për veteranë të luftës, të cilët kanë mbajtur funksione të rëndësishme në regjimin komunist.
 
STATUSI I MESILA DODES
O Zot, sa i pavertete je….
 
E propozuam heqjen e medaljeve tre vjet perpara, vrapove te depositoje dhe ti nje draft tjeter… i frigur se po te vidhnim nje cope lavdie ku veç lavdi nuk kish, e pastaj i paralizove te dyja propozimet..
 
Dje te zuri syte prape e keqja qe po rritet ne kte vend ku lavdia e diktatures po te kthehet si flakurime fytyres per gjithe zhgenjimet qe njerzit pesojne e per gjithe ate qe po rrit heshtur çdo dite nder to….
 
Vrapove tek ligji i medaljeve perseri, ashtu siç vrapoje tek çeshtja çame dikur e tani i ke harruar dhe emrin, ashtu si merr çdo pike te programit tone dhe e shet per tenden.
 
Don ta dish? Me vjen shume mire qe ne fund fare perdundon te besh ato qe kemi thene ne, megjithse me sa duket ne brenda mendjes tende ishim armiku jot me i madh… me vjen shume mire se veç talentin, mendjen e perkushtimin me sa duket nuk e vjedh dot…
 
Po ta them megjithse e di qe nuk ke forca te besh sikur e kupton. Qe te besh gjera te mira, duhet te kesh mendje e zemer, dhe te besosh… te besosh se çeshtja çame nuk eshte kot, enuk eshte e perdorshme as per ca vota me shume e as per te futur sherr e ndasi. Eshte vuajtje per ca njerez, ndaj mos u tall me to kur njehere ben si i perkushtuar e me pas i harron emrin.
 
Antikomunizmi nuk eshte gargare per te shplare gojen. Eshte e detyrueshme pas asaj historie dramatike te vendit te perkushtohesh ne nje pakete ndarje historike me te kaluaren. Po te them dhe nje tjeter e nuk do te them me qe ke kryer plagjature… mirato ligjin kunder propogandes komuniste, do i duhet ketij vendi…
 
Por me shume do i duhet nje njeri i vertete, qe i ndjen dhe perkushtohet ne kauzat e medha e dramatike te ketij vendi. Ti i perdor… por nuk din as te perkushtohesh ne parime e as te ndihmosh ne zgjidhje … e kjo te ben te vogel, meskin e miop…..

debati per medaljet 
Projektligji i dorezuar nga Edi Rama dhe Taulant Balla ne date 17.12.2015

debati per medaljet
debati per medaljet
 ​Projektligji i dorezuar nga PDIU ne date 18.12.2015

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid