Debati për ndihmën ekonomike
Basha: Rama mashtrues ordiner

Debati për ndihmën ekonomike<br />Basha: Rama mashtrues ordiner<br>
Kryetari i PD, Lulzim Basha vijon akuzat ndaj kryeministrit për heqjen nga ndihma ekonomike të mbi 20 mijë familjeve. Lideri opozitar ka reaguar pas deklaratave të Ramës nga Berati se punë ka, por njerëzit nuk duan të punojnë. Basha sjell në vëmendje të Ramës familjen e Artan Xhemës, e cila sipas tij është përjashtuar nga ndihma ekonomike, sepse rezultoi i punësuar dy muaj më parë.

“Skamja në familjen Xhema në Berat, e përjashtuar nga ndihma ekonomike, është e vërteta që nxjerr Edi Ramën një mashtrues ordiner, kur thotë se ata nuk duan të punojnë. Kryefamiljari Artan Xhema, baba i 4 fëmijëve, është përjashtuar nga ndihma ekonomike, sepse rezultoi i punësuar dy muaj më parë.

E vërteta është se Artanit i kanë hequr bukën e fëmijëve, sepse ka punuar! Askush nuk e beson Edi Ramën se 20 mijë familje të përjashtuara nga ndihma zgjedhin 50 mijë lekë ndihmë në vend të punësimit dhe një rroge.

E vërteta është se punë nuk ka, se në krye të qeverisë është punësuar një parazit që ka ndërtuar skemën më të madhe të mashtrimit dhe vjedhjes së shqiptarëve. Është detyra e të gjithëve ne që ta pushojmë nga puna njeriun që çdo ditë e më shumë po varfëron njerëzit dhe shkatërron jetët e tyre’ deklaron Basha. Rama u shpreh sot se të gjitha familjet që janë hequr padrejtësisht do të rikthehen.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri