Debati për ndihmën ekonomike,
Gjunkshi: PS po e përdor për vota

Debati për ndihmën ekonomike,<br />Gjunkshi: PS po e përdor për vota<br>
Gjatë seancës së sotme parlamentare, ku po diskutohet për reformën në ndihmën ekonomike, deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi akuzoi qeverinë se po përjashton ata që e meritojnë në të vërtetë dhe po fut në këtë ndihme familjet që jetojnë jashtë vendit. Dhe e gjithë kjo, sipas tij, vjen me qëllimin e vetëm që Partia Socialiste të marrë sa më vota në zgjedhje.

“Vetem në Diber, më shume se 11520 familje janë hequr nga ndihma ekonomike. Shumë prej këtyre në mënyrë padrejtë. Në Diber ka shumë familje që ndihma ekonomike u takon sipas legjislacionit, por qeveria e rilindjes nuk ua jep. Vitin e ndaluar u shpërndanë dixhitale për familjet që merrnin ndihmë ekonomike, ndërsa këtë vit u hoq për ata që kanë televizor,” shtoi më tej ai.

Në fjalimin e tij në seancën parlamentare, ai shkoi edhe më tej me akuzat e tij kundrejt qeverisë, kur tha se ka dështuar në çdo reformë që ka ndërmarrë dhe përmendi rastin e një familje nga Maqellara, e cila me më shumë se 20.000 m2 tokë përfiton ndihmë ekonomike, ndërsa familjet e tjera që kanë më pak se 700 m2 tokë nuk janë pjesë e kësaj skeme.

Redaksia Online
A. S/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset