Debati për ndihmën ekonomike,
reagon Paloka: Rama i pafytyrë

Debati për ndihmën ekonomike,<br />reagon Paloka: Rama i pafytyrë<br>
Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë për largimet nga skema e ndihmës ekonomike të mbi 20 mijë familjeve. Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka e cilëson kryeministrin Edi Rama si të pafytyrë, që ju tregoi mijëra familjeve në mjerim, rrugën e largimit nga vendi si “zgjidhje” të problemit të tyre. Rama deklaroi sot se në Berat janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike 700 familje, por ato që janë larguar padrejtësisht do të rikthehen.

REAGIMI I PALOKËS
I pafytyri, qe jo me larg se dje ju tregoi mijera familjeve ne mjerim, rrugen e largimit nga vendi si “zgjidhje” te problemit te tyre, ka gjetur nje zbavitje te re e cinike. Cdo mengjes ju paraqet shqiptareve tituj gazetash apo reportazhe mediash te huaja qe flasin per Shqiperine virtuale te Rames e qe nuk jane gje tjeter pervecse artikuj te porositur qe paguhen ne hapsirat e reklames po me parate e shqiptareve.

Tituj bombastik dhe qesharak per cdo shqiptar qe jeton ne boten reale te Rames kryeminister. Mjafton te kujtosh disa prej tyre ku Shqiperia e Rames konsiderohet si “Amerika e sotme per italianet” qe jane sulur te punojne e jetojne ketu apo si “ishujt Seyshelles te Evropes”… Promovimi i Shqiperise turistike eshte nje nga detyrat e ministrise se turizmit dhe per artikujt promovues ne mediat e huaja ka nje fond te caktuar ne buxhetin e kesaj ministrie, para te marra nga taksat e shqiptareve per te promovuar Shqiperine turistike.

Po kur parate qe ju merren shqiptareve, perdoren jo per promovimin e Shqiperise turistike po per ti bere reklame Rames si kryeminister atehere kjo eshte edhe vjedhje edhe tallje me shqiptaret. E akoma me cinike behet situata kur keto i publikon nje kryeminister i cili vetem nje dite me pare, pasi ju ka hequr dhe buken e gojes mijera familjeve shqiptare, ju tregon atyre rrugen e ikjes.

 Nje kryeminister qe ka larguar tanime rreth 400 mije shqiptare nga vendi e tallet duke paguar po me parate e shqiptareve, reportazhe ku flitet per dyndje te italianeve drejt Shqiperise “Amerika e re …”Eshte e vertete qe Rama dhe shpura e tij kane gjetur El Dorado-n, po shqiptaret nuk mund dhe nuk duhet te pranojne te trajtohen si indianet e Amerikes nga keta konkuistatore te popullit te tyre.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri