Debati për zgjedhjet,  Luçiano Boçi:
"Lotët" e Ramës për Akademinë

Debati për zgjedhjet,  Luçiano Boçi:<br />"Lotët" e Ramës për Akademinë
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama për zgjedhjet në Akademinë e Shkencave.
 
Sipas deputetit të PD, reagimi i Kryeministrit është banal dhe tregues i komplekseve të tij për botën akademike në tërësi, ndërsa zvarriti Akademinë siç bëri pra me shkencën në tërësi.
 
Gudar Beqiraj u zgjodh sot kryetar i Akademisë së Shkencave me 24 vota, pa asnjë rival. Ndërsa zv/kryetar i ASH u zgjodh ish-kryetari, Myzafer Korkuti.
 
Beqiraj dhe Korkuti këmbyen vendet me njëri-tjetrin në postet kyçe të Akademisë së Shkencave duke sjellë reagimin e fortë të qeverisë.
 
Pas zgjedhjes së kryetarit të ASH, Rama u shpreh se "Meqë "Akademia" zgjodhi farsën uroj të gjejnë dhe fondet për vijimin e farsës!Fondet tona do t'i shkojnë universitetit për kërkim shkencor."
 

STATUSI I LUCIANO BOCIT
"Lotët" e Ramës për Akademinë
"Fortuna" e deklaruar që Rama do shkaktonte mbi Akademinë, kur sapo ai mori pushtetin në 2013, nuk ndodhi asnjëherë.
 
Akademia as nuk u reformua, as nuk u pajis me Ligj të veçantë dhe as nuk u financua realisht për të realizuar Kërkim Shkencor.
 
Ngeli ajo "shtëpia e askujt" që ju bë dhuratë për hir të votave "nostalgjisë për të shkuarën", nga vetë Rama, për të hyrë e dalë sipas rradhës miq të x (iks) apo y (ypsilon) brezi.
 
Ajo është pjesë e çorientimit me dashje që Rama i bëri për katër vite asaj pak shkence shqiptare, për të cilën nuk foli asnjëherë, nuk e mbështeti, nuk e financoi, përpos që vetëm e përçmoi e braktisi dhe e zhvlerësoi plotësisht.
 
Rama e zvarriti Akademinë siç bëri pra me shkencën në tërësi, pavarësisht reagimeve tona si opozitë dhe zërave autoritarë si prof Fuga, që më shumë duket se është "i fundit i Mohikanëve" i rracës së shkencëtarëve që me pasion investohet për një Akademi vërtet të Shkencave.
 
Ajo që ka ngjarë sot me Akademinë (dhe këtu nuk kam asgjë për emrat e veçantë, por për procesin) ngjan si dy pika uji me atë që ka ndodhur në Universitete e që ka ndodhur në Arsimin parauniversitar në tërësi.
 
Farsë zgjedhjesh sipas lojës "ne jemi dy shqiponja...." Ka po të njëjtin autor që sot bën sikur "qan" për fatin e mbrapshtë të saj, Ramën e I dhe të II.
 
Përpos infantil dhe shpëtues nga përgjegjësia, reagimi i Kryeministrit është banal dhe tregues i komplekseve të tij për botën akademike në tërësi.
 
Rama sot kërkoi të bënte kalorësin, por në fakt doli që është një qerrexhi i pandreqshëm.
 
Gjithë gjithë në këtë histori lotësh e përbetimesh, Rama, po vdes të fitojë simpatinë e profesorit "rebel" që ja paralajmëroi e zeza mbi të bardhë të zezën e Akademisë, autor i së cilës është po ky Ramë!

 
 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave