Debati pa mikrofon në parlament

Debati pa mikrofon në parlament
Mbyll fjalën në emër të grupit Gjergji Papa i PD për ligjin e titujve të pronësisë. Ministri Panariti kërkon fjalën.
Meta: Pas atyre që flasin në emër të grupit nuk lejohet, por jua a jap direkt tek projektligji tjetër që është thuajse për të njëjtën çështje dhe në të nuk ka asnjë të regjistruar për të folur.

Ndërhyn Topalli nga vendi: Po jepjani fjalën z.ministër, i jepet fjala kur e kërkon.

Meta: Ju znj.Topalli këtë e keni vetëm për rastin e z.Panariti besoj.
Topalli nga vendi: Po sigurisht jo vetëm për atë...
Berisha në foltore: Ky s’është zotëri, është një kriminel i vërtetë, që i thotë të huajve e diplomatëve kryesorë se Veriu…

Revoltohet Ruci nga vendi, flet pa mikrofon: Si mor zotëri mund ti thuash ti kryeministrit të vendit kriminel.
Berisha mes ngritjes së zërit të deputetëve socialistë: Më lër të flasë. Ky kriminel të vijë këtu… ka ndërruar emrin.
Revoltohen deputetë e PS. Balla me të bërtitura ngrihet nga vendi: Mbylle gojën, pusho ore pusho aty...

Berisha: Pusho ti pusht i krimit...
Balla: Çfarë the ore çfarë the... Kërkoj ndërprerjen e seancës, kërkesë nga grupi i PS.
Berisha: S’mund të më ndërpritet fjala...
Idrizi: Ndërpritet seanca....

Pas 10 minutash rinis seanca, Berisha sërish në foltore, bëhet gati të nisë fjalën, por Ruçi nuk e lejon.
Kreu i grupit të PS nga vendi i drejtohet Idrizit: Duhet të ma japësh fjalën mua...
Berisha: Në asnjë mënyrë, ju më ndërpretë fjalën në mënyrë të padrejtë, do flas unë...

Idrizi: Z. Ruçi unë hapa seancën e prita që të vinit ju që kërkuat ndërprerjen po ju nuk ishit, kështu që vazhdoi fjalën z.Berisha që e kishte...
Ruçi: Jo mor jo se ndërprerjen e seancës e kërkova unë dhe duhet të flas unë tani përpara atij..
Topalli çohet nga karrigia dhe i drejtohet Idrizit: Jo, jo, jo,  në asnjë mënyrë s’do e marrë ai fjalën, s’ka të drejtë...
Idrizi: Ju lutem z.Ruçi

Ruçi: Ok kërkoj ndërprerjen e seancës sërish për dy minuta pra....
Topalli revoltohet: Jo ore ç’është kjo kështu, s’mund t’ia ndërprisni ju fjalën ashtu, ishte duke fol.
Idrizi ndërpret seancën: Mbyllet seanca për dy minuta...
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar