Debati, PD-LSI bashkohen për
Vetingun: Të rritet numri i punonjësve 

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim bashkohen kundër Partisë Socialiste për organikën e institucioneve të Vetingut. PD dhe LSI mbështesin të gjitha kërkesat e krerëve të organeve të Vetingut për numrin e punonjësve mbështetës dhe pagat, duke kundërshtuar projektvendimet e Partisë Socialiste, të miratuara në Komisionin e Ligjeve. Konkretisht, organet e Vetingut kanë kërkuar 185 punonjës dhe shpërblim 200 për qind të rrogës në muaj, ndërsa deputetët e PS kanë propozuar 110 punonjës dhe 100 për qind të rrogës shpërblim mujor, aq sa ç’është përcaktuar në ligj.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë propozuar dy amendamente, të cilat konsistojnë në rritjen e numrit të punonjësve dhe rritjen e pagave, aq sa kërkojnë vetëm organet e Vetingut. Grupi parlamentar i PD, me kryetar Edmond Spahon, i drejtohet Kuvendit me një amendament, në të cilin thuhet se ligji i siguron institucioneve të rivlerësimit personelin e nevojshëm për të përmbushur detyrat. Për pasojë, thuhet më tej në amendament, Kuvendi është i detyruar nga ligji të sigurojë stafin e nevojshëm për organet e rivlerësimit, duke e konsideruar numrin e personelit të propozuar prej tij si numër minimal të nevojshëm. Partia Demokratike kërkon që Komisioni i Kualifikimit të ketë 68 punonjës, Kolegji i Apelimit 65 punonjës dhe Komisioneri Publik 52 punonjës.

Propozimi i LSI
LSI ka dorëzuar në Kuvend tre amendamente për numrin e punonjësve dhe pagat e tyre në tre institucionet e Vetingut. Me 16 firma të deputetëve të saj, LSI i kërkon Parlamentit që të mos miratojë një strukturë me 113 punonjës në total, por me 185 siç tre institucionet kanë kërkuar. Kështu, LSI kërkon që Komisioneri Publik të ketë 52 punonjës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të ketë 68, ndërsa Kolegji i Apelimit 65. Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili tha në një deklaratë për shtyp se ky reduktim i numrit të punonjësve të Vetingut nga ana e qeverisë nuk është e logjikshme, pasi ajo vetë ka parashikuar staf rezervë për këtë çështje 203 persona.

Të enjten, Kuvendi do të hedhë në votim variantin e Komisionit të Ligjeve me 113 punonjës për Vetingun dhe atë LSI-së që kërkon 185 punonjës. “Kuvendi i Shqipërisë nesër sipas votave të deklaruara të kësaj maxhorance do të votojë atin normative për 203 punonjës dhe më tutje pas disa minutash do të votojë shkurtimin pra vetëm 110 punonjës. Populli thotë, i zoti jep, tellalli se shet, pra qeveria ka parashikuar në aktin normativ, 203 punonjës, papritmas po e njëjta maxhorancë shkurton, pra qeveria ka dhënë 203 punonjës më shumë sa ç’kanë kërkuar organet e Vetingut, papritmas i shkurton gjysmë për gjysmë dhe 100 vende pune. Si duket i lë bosh duke shkurtuar këto që t’ia shtojë skuadrës prej 650 vetash në Kryeministri, komentuesa, facebook-ista, parazitë shtetëror plot që marrin para”, Vasili. 

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Lajm i mirë që Gjykata Kushtetuese shpalli të ligjshme përgjimet Sky dhe Encro Chat

Spahiu: Lajm i mirë që Gjykata Kushtetuese shpalli të ligjshme përgjimet Sky dhe Encro Chat