Debati për ASH, Vasili: Rama 4
vite parazitoi,turp për kërcënimet

Debati për ASH, Vasili: Rama 4<br />vite parazitoi,turp për kërcënimet
Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili vijon që të sulmojë kryeministrin Rama për Akademinë e Shkencave.
 
Ai thotë se Rama parazitoi katër vjet dhe tani u kujtua për Akademinë e Shkencave, pasi nuk pati asnjë minutë kohë për të humbur me reformimin.
 
Sipas ish-kryetarit të LSI, kryeministri u kujtua vetëm ditën e zgjedhjeve dhe e kërcënoi me rrethim, me nxjerrje nga godina dhe me heqje të parave.
 
Debatet për Akademinë e Shkencave nisën pas zgjedhjeve ditën e djeshme, pasi Rama paralajmëroi se do u presë fondet, duke sjellë reagimet e PD dhe LSI.
 
STATUSI I PETRIT VASILIT
Kryeministri parazitoi katër vjet, tani u kujtua për Akademinë e Shkencave.

Kryeministri i ri nuk po lodhet së diskredituari kryeministrin e vjetër të zgjedhur në 2013-n.
 
Kryeministri i vjetër, si turist i thekur që ishte, nuk pati asnjë minutë kohë për të humbur me reformimin e Akademisë së Shkencave.

S'pati asnjë minutë kohë as të lexonte çfarë sugjeroi komisioni i ngritur prej tij në 2013-n, për reformimin e akademisë.
 
Katër vjet vegjetoi kryeministri i vjetër dhe tani u ngrit ky kryeministri i ri dhe po i tregon vendin atij shkollëpaktit, që e la reformimin e akademisë në mes të udhës.
 
Kryeministri u kujtua vetëm ditën e zgjedhjeve dhe e kërcënoi me rrethim, me nxjerrje nga godina dhe me heqje të parave.
 
Çdo shfajësim për këtë parazitizëm shtetëror kryeministror katërvjeçar është turp, vizion që urren shkencën dhe inkuizicion obskurantist mesjetar.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar