Debati për Gjykatën Kushtetuese, PD sulmon presidentin Begaj! Nuri: Po i shërben Ramës, kërkon të heqë Sonila Bejtjan

Debati për Gjykatën Kushtetuese, PD sulmon presidentin Begaj! Nuri: Po i shërben Ramës, kërkon të heqë Sonila Bejtjan

Franc Nuri

Për Partinë Demokratike, kërkesa e Presidentit të Republikës drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar në mënyrë të plotë mënyrën se si do të bëhet rinovimi i saj, është një tentativë që mazhoranca ta kapë 100% Kushtetuesen.

Në një deklaratë nga PD, drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në këtë parti, Franci Nuri, thotë se Begaj qëllim të vërtetë ka mbarimin e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja, që sipas tij është e vetmja që ka mbajtur qëndrime kundër qeverisë.  

“Presidenti i Republikës është rreshtuar de facto me Mazhorancën dhe ata që duan t’a kenë 100% nën kontroll Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Nuri.

Më 30 janar, Presidenti Begaj e vuri në lëvizje Gjykatën Kushtetueses dhe i kujtoi se brenda vitit 2025-n duhet të ishin 3 gjyqtarët që do të ndërroheshin dhe kjo çështje ende nuk ka një përgjegjigje.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Legjendë e Real Madrid, Marcelo tërhiqet nga futbolli në moshën 36-vjeçare

Legjendë e Real Madrid, Marcelo tërhiqet nga futbolli në moshën 36-vjeçare