Debati për Kavajën, Silva Daja
tërhiqet nga gara për bashkinë

Debati për Kavajën, Silva Daja<br />tërhiqet nga gara për bashkinë
Silva Daja, e shpallur nga kryesia e e degës së Partisë Socialiste në Kavajë kandidate për bashkinë e këtij qyteti, pas shkarkimit të Elvis Rroshit, ka dhënë dorëheqjen nga gara.  

Në një status të publikuar në rrjetin social Facebook, ajo shkruan se u krijua tymnajë e madhe pasi Kryesia e PS Kavajë e zgjodhi si kandidate për kryetare bashkie.

Ajo thotë se bashkëshorti i saj vlen më shumë për të se sa një karrige. Bashkëshorti i Silva Dajës, Artur Daja, është kryetari i PS-së për Kavajën, i cili njoftoi pak ditë më parë dorëheqjen nga ky funksion pikërisht për shkak të kandidimit të gruas së tij. 

"Pavarësisht se në jetën time nuk i kam bërë keq asnjë mize dhe do doja të jepja më të mirën nga vetja në këtë proces, zhurma e ngritur kaloi çdo imagjinatë dhe parashikim duke sulmuar bashkëshortin tim i cili për mua vlen më shumë se një karrige.

Ndaj, nisur nga molla e sherrit, që Kavaja e vogël por e bukur ka shkaktuar në politikën e madhe, me keqardhje dua të heq dorë nga ky kandidim dhe të tregoj tolerancën që më karakterizuar gjithë jetën me qëllim që asnjëherë mos jem bllokuese e fateve të askujt"
, shkruan Silva Daja.

PD dhe LSI deklaruan mospjesëmarrjen në zgjedhjet e Kavajës. LSI pretendoi se PS nuk është konsultuar për emrin e Dajës, njësoj si për Elvis Rroshin në 2015-ën. 

Ndërsa nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama deklaroi dy ditë më parë gjatë një interviste se, PS nuk ka caktuar ende kandidat zyrtarë për Kavajën. Ai tha se do pyetet dhe LSI për figurën që do kandidohet nga mazhoranca, por shtoi se bashkia e Kavajës i takon Partisë Socialiste. 

Reagimi i plotë i Silva Dajës:
Miq, gjatë ditëve të fundit kam parë tymnajën e madhe të krijuar mbi kandidimin tim në pozicionin e Kryetares se Bashkisë së Kavajës, qyteti ku kam lindur, ku kam ndërtuar familjen dhe ku do kaloj jetën.
Pavarësisht se në jetën time nuk i kam bërë keq asnjë mize dhe do doja të jepja më të mirën nga vetja në këtë proces, zhurma e ngritur kaloi çdo imagjinatë dhe parashikim duke sulmuar bashkëshortin tim i cili për mua vlen më shumë se një karrige.

Ndaj, nisur nga molla e sherrit, që Kavaja e vogël por e bukur ka shkaktuar në politikën e madhe, me keqardhje dua të heq dorë nga ky kandidim dhe të tregoj tolerancën që më karakterizuar gjithë jetën me qëllim që asnjëherë mos jem bllokuese e fateve të askujt.

Një falenderim për gjithë qytetarët të cilët pavarësisht kohës së shkurtër, më kanë mbështetur dhe kanë qënë të gatshëm të bëjnë këtë udhëtim me mua. Gjithashtu falenderoj çdo socialist dhe socialiste që ka qënë përkrahës i emrit tim.

Zotohem se si qytetare do kontribuoj për kryetarin e rradhës sepse dua me shpirt që Kavajën ta shoh vetëm në ditë të mira.

Me respekt SILVA DAJA


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve