Debati për “mbulimin” e Skënderbeut
Rama: Ju delenxhinj mendorë...

Debati për “mbulimin” e Skënderbeut<br />Rama: Ju delenxhinj mendorë...
Kryeministri Edi Rama është rikthyer aktiv në Facebook duke shkëmbyer replika me komentuesit.
 
Pas publikimit të statusit për burokracinë, komentuesit ndër të tjera i kanë kujtuar Ramës, aleatin kryesor në bashkëqeverisje në mandatin e parë dhe deklaratat në fushatë.
 
Njëri nga komentuesit i shkruan Ramës “Para zgjedhjeve kishe parullën, burg për Ilir Metën, Reformën që të bëjmë shtet, dua timonin, po tani??”.
 
Ndërsa Rama i përgjigjet komentuesit duke shkruar se nuk është as prokuror dhe as gjykatës dhe nuk e ka përmendur fjalën burg.
 
“Mbulimi” i Skënderbeut, Rama: Ca delenxhinj...
Në një tjetër koment, Rama ka folur për herë të parë edhe për debatin e ‘mbulimin’ e Skënderbeut gjatë faljes së Bajramit një javë më parë në Tiranë.
 
Rama i cilëson si delenxhinj ata që kanë folur kundër heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.
rama
Replikat e Rames me komentuesit


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar