Debati për midhjet, Panariti: Mungon një raport zyrtar, reagon Peleshi: Një mashtrim kriminal

Niko Peleshi

Niko Peleshi

Ministri i bujqësisë Niko Peleshi ka reaguar duke e cilësuar deklaratën e ish ministrit Panariti si një mashtrim kriminal dhe ku akuzon atë si përgjegjës për mos marrjen e masave për eksportet e molusqeve kur ai ishte ministër. Gjithashtu, ai shtoi se analizat e midhjeve bëhen çdo dy jave dhe deklarimet për salmonelën janë një sajesë e ulët. Nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë bllokim të tregtimit të midhjeve, shtoi Peleshi.

"Të mashtrosh për çështje që lidhen me jetën është kriminale. 
Kur je edhe profesionist i fushës është dyfish kriminale. 
Ish-ministri që duhet të skuqet që nuk bëri asgjë për të çbllokuar eksportet shqiptare të molusqeve ndonëse i quan më të mirat e Mesdheut), sot përhap një mashtrim lidhur me gjoja ndalimin e tregtimit të midhjeve. 
E VËRTETA ËSHTË KREJT NDRYSHE:
Analizat e midhjeve bëhen çdo 2 javë. Kur ka ndotje aktivizohet alerti. Kalimi nga qendra e depurimit i bën midhjet të sigurta për konsum. 
Salmonela në midhje është sajesë e ulët.

Nuk ka patur dhe nuk ka asnjë bllokim të tregtimit të midhjeve.
Ka një detyrim të pazbatuar më parë (për këtë ish-ministri duhet të japë llogari) që midhjet duhet të pajisen me certifikatë veterinare duke kaluar nga qendra e depurimit në Butrint. Ne thjesht po e disiplinojmë këtë përmes AKU duke i bërë midhjet më të sigurta për konsumatorët. Nuk duam të gjobisim restorantet për një rregull që nuk është zbatuar, jo për fajin e subjekteve, për vite me radhë. Ndaj AKU është në një proces sensibilizimi. Ne e quajmë arrogancë edhe ushtrimin e të drejtës ligjore të sanksioneve për shkelje që vetë institucionet i kane lejuar duke i kthyer në normë. 
I kam kërkuar Komisionerit të Sigurisë Ushqimore në Bruksel, lejimin e eksportit të molusqeve (bllokuar prej 25 vitesh), por për këtë duhet të bëjmë edhe ne detyrat tona. Në qoftë se audituesit e komisionit vijnë e shohin që midhjet tregtohen pa certifikatë veterinare, nuk e lejojnë eksportin edhe për 25 vjet.

Z. Panariti këtë e quan bllokim të tregtimit të midhjeve më të mira në Mesdhe. 
Në rastin më të mirë, profesori ka ngelur në klasë gjatë 4 viteve në ministri. 
Në rastin më të keq, mashtron me vetëdije" përfundon Peleshi në Facebook.

Deklaratat e tij vijnë pasi ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, reagoi pak ditë më parë përmes një postimi në faqen e tij zyrtare pas lajmit për midhjet e Sarandës që janë salmonelë, e si të tilla nuk duhen konsumuar. Panariti tha se është një keqinformim i rrezikshëm i nxitur nga tregtarët e mëdhenj të cilët duke dëmtuar imazhin e midhje shqiptare kanë importuar në Shqipëri ngarkesa të mëdha me molusqe dhe fruta deti. Panariti thekson se një lajm i tillë që vjen në pragun e sezonit të turizmit dhe kur midhja është gati për tregun vendas është i qëllimshëm dhe dashakeq. Panariti e argumenton me mungesën e një raporti zyrtar nga ministria e Bujqësië për këtë çështje që të sqaroj ngarkesën bakteriale, serotipin e identifikuar, mostrat e mbledhura metodën zbuluese të përdorur.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Korca: 30/04/2018 09:41

    Ky niko peleshi vetem trashet duke vjedhur bile dhe dashnoren e vet ne korc e ka me roje te shpia pa lere kunatin e tij qe vec pasuroet nga nje pabuks esht ber miliarder

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 29/04/2018 23:39

    Po Panariti pjelle e LSI qe ben lesh e li.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë mendoni se do të favorizojë votimi i emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

John

Trishtim për tifozët holandezë, ja si e përjetuan humbjen në rrugët e Tiranës