Ish-Ministri i Bujqësisë  Edmond Panariti ka reaguar ndaj ministrit Niko Peleshi i cili e cilëson deklaratën e ish ministrit Panariti si një mashtrim kriminal dhe ku e akuzon atë si përgjegjës për mos marrjen e masave për eksportet e molusqeve kur ai ishte ministër.

Gjithashtu, ai shtoi se analizat e midhjeve bëhen çdo dy jave dhe deklarimet për salmonelën janë një sajesë e ulët. Nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë bllokim të tregtimit të midhjeve, shtoi Peleshi.

Edmond Panarit nëpërmjet një postim në rrjetin social Facebook i është kundër përgjigjur ministrit Peleshi.

“Une kriminel?  Kriminelët i gjen të fletushkat fiktive analitike të AKU-së, këto shiko dhe mos u merr me mua sepse kjo nuk është personale. Për këto i thoni kryetares tuaj të Bashkisë së Sarandës, që të mos i shkarkojë fekalet e qytetit në kanalin e Cukës”, është shprehur Panariti.

Postimi i plotë i Panaritit:

Zoti Minister i Bujqesise! Une kriminel? Mos more! Krimin dhe kriminelet i gjen te fletushkat fiktive analitike te AKU-se -pa shifra, pa standarte, qe ushqejne alarmet e rreme te tipit "alert". Dikush perkujdeset per ti bere ato publike ne media per panik publik dhe per favoritizem. Keto shiko dhe mos u merr me mua sepse kjo nuk eshte personale, zoteri! Ne fakt i kam degjuar keto sajesa, tip parafabrikatesh edhe per aflatoksinat dhe hormonet,qe po tmerrojne kot se koti konsumatoret. Ndersa AKU, hesht! Kjo eshte e verteta! Te cilen ju e quani, krim. Sa per depurimin.. Midhja nuk e ka të nevojeshme, mjaft qe ti thoni Kryetares tuaj te Bashkise te Sarandes, qe te mos i shkarkoje fekalet e qytetit ne kanalin e Cukes.