Debati për përgjimet, zyrtarët
nesër do raportojnë te "Siguria" 

Debati për përgjimet, zyrtarët<br />nesër do raportojnë te
Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka votouar sot kërkesën e demokratëve, të cilët një ditë më parë kërkuan që Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako, kryeprokurori Adriatik Llalla dhe kreu i SHISH Visho Ajazi Lika të raportojnë në komision mbi pajisjen e përgjimit, e cila është kthyer në kryefjalë të këtyre ditëve. 

Saimir Tahiri, Haki Çako, Adriatik Llalla dhe Visho Ajazi Lika, do të raportojnë nesër në një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, mbi pajisjen e përgjimit, për të cilën demokratët thonë se ndodhet në Policinë e Shtetit, ndërsa këta të fundit pretendojnë se pajisja i përket Interforcës italiane dhe përdoret për trajnimin e oficerëve të policisë. 

kalendari

(Grafiku i raportimeve nesër në Komisionin Parlamentar të Sigurisë)
 
Ndërkaq, sot debate janë zhvilluar mbi faktin nëse i duhet çuar kërkesë kryeprokurorit Llalla, pasi sipas maxhorancës, Prokurorin nuk e lejon ligji të flasë në komision për çështje të veçanta.

Drejtuesi i komisionit, Flamur Noka u shpreh se pajisja e përgjimit është e paligjshme dhe cenon sigurinë kombëtare. Sipas tij, pajisja të përgjon edhe me telefon fikur dhe kushton 800 mijë euro.

Ndërkohë, deputeti i LSI-së, Luan Rama, ka mbatjur të njëjtim qëndrim si një ditë më parë, duke deklaruar se është dakord që kreu i SHISH të thirret në një seancë dëgjimore.

Rama ka kërkuar që policia të respektojë kuadrin ligjor, pasi ka mospërputhje mes deklaratave të ministrit Tahiri dhe Presidentit Nishani. Po ashtu ai ka thënë se implikimi i Interforcës do të ishte një shkelje e rëndë.

Në mbledhjen e djeshme të Komisionit, deputetët e maxhorancës nuk ranë dakort me kërkesën e demokratëve, pasi thirrja e Tahirit, Çakos, Llallës dhe Ajazit në komision duhet të bëhej sipas procedurave, duke u hedhur në votim.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI