Debati për Teatrin/ Aktori Neritan Liçaj: Zoti i dërgoi një mesazh Ramës ditën e lindjes

Partia Demokratike vijon që të kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar. Pasditen e sotme, Basha ishte në ambientet e jashtme të Teatrit Kombëtar i shoqëruar nga simpatizantë të opozitës. Aktori Neritan Liçaj i pozicionuar kundër projektit për teatrin e ri u bëri thirrje deputetëve dhe Ramës që nesër të mos votojnë projektligjin, ndërsa referuar tërmetit që lëkundi vendin, tha se ishte një mesazh për Ramën në ditën e lindjes së tij. Ai tha se tërmeti ishte një shenjë nga Zoti për të treguar që godina e Teatrit  është e fortë.

Ai atje lart dërgoi një mesazh në ditën e lindjes së Ramës. I uroj jetë të gjatë se jemi qenie njerëzore. Por dua të them se kjo ‘nëna e plakur’, na doli më e fortë se ato 'nuset e reja', si parlamenti apo ministritë që morën krisje. Zoti kryeministër ka gjëra që nuk mund ti prekë etja për para. Është hedhur shumë baltë mbi ne këto kohë, por ne nuk shitemi dhe nuk blihemi, ne i falemi skenës, ekranit dhe kjo është ajo që na bashkon. U kërkoj deputetëve që nesër të mos votojnë një ligj anti-kombëtar. Unë jam rrogtar, tani do iki se kam prova, do iki të bëj atë që di të bëj më mirë.

Neritan Liçaj

Lëkundjet e tërmetit që përfshinë sot edhe Tiranën shkaktuan çarje të soletës edhe në godinën e Teatrit Kombëtar. Në momentin e rënies së tërmetit brenda godinës kanë qenë disa aktorë për prova të një shfaqjeje, por fatmirësisht aktorët kanë qenë te pjesa shtesë që është bërë kohët e fundit dhe nuk kanë pasur rrezik për jetën.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 04/07/2018 21:54

    Ca eshte ky?? Kush i paguan per artista keta???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve