Debati për teatrin,Boçi:Të mos
shembet! Mos kafshoni historinë!

Debati për teatrin,Boçi:Të mos<br />shembet! Mos kafshoni historinë!<br>
I ftuar për Repot Tv, Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka folur në lidhje me çështjen e Teatrit. Ai është shprehur se zgjidhja më e mirë për teatrin është rikonstruktimi i godinës aktuale të teatrit kombëtar, në mënyrë që të ruhen vlerat e tij historike. Boçi ka theksuar se as Rama dhe as Kumbaro nuk dinë se si të komunikojnë me artistët dhe qytetarët.

Intervista e Luçiano Boçit

Cili është qëndrimi juaj në raport me debatin mbi teatrin?

Kur e sheh kështu duket tjetër arsyetimi për publikun dhe tjetër për ne. Unë parashtrova disa probleme, çështjen e teatrit dhe të qëndrimit të Kryeministrit që shfaqet si xholi në letra për çështjen e teatrit. Rama ngatërron rolet, me artistët sillet si pedagog dhe  me pedagogët si artist. Kryeministri dërgon përfaqësuesen e tij që është e paafte të komunikojë me qytetarët.

Nuk ka studim dhe projekt konkret mbi teatrin, ndërsa artistëve u tregohet një projekt që ata të mahniten nga bukuria e tij. Teatri do të shembet dhe shqetësimi nuk është pse do ndërtohet një tjetër me disa kate por pse do të shembet kujtesa historike.

Teatri është i amortizuar, apo jo?

Teatri është i amortizuar, ne kërkojmë ndërhyrjen duke ruajtur pamjen dhe vlerat historike. Duhet që teatri të ketë të gjitha kushtet për një shfaqje por ka zgjidhje për këtë. Në 2002 është bërë e njëjta gjë, por atëherë Ministri ishte i arsyeshëm. Atëherë u dha një zgjidhje. Drejtori ka firmosur që të bëhet monument kulture.

Ne jemi për zgjidhjen që godina të restaurohet. Bashkia mund te ndërtojë nje teatër tjetër nëse dëshiron, e ta quajë si të dojë. Historia jonë është e bukur dhe e kujtojmë me nostalgji. Mjaft e kemi kafshuar histrorinë. Kur po vija nga ju, kalova nga stadiumi që po ndërtohet, historia e tij është zhdukur por nuk mund të zhdukim historinë tonë të bukur duke shembur godina për interes privat. Planimetria është botuar në shtypin e kohës, krahas interesave të  tij është fshehja e gjurmëve që është kryer nga Kryeministri.

Si ju duket roli i artistëve?

Roli i artistëve është reagimi instiktiv i një trupe që dashuron historinë dhe kulturën e një kombi dhe sillet në raport me vlerat e një kombi. Është çështje perceptimi e jo emocionalilteti. Reagimi i tyre është i drejtë. Duhet të ekzistojë një komunikim mes artistëve dhe politikanëve, komunikimi midis qytetarëve dhe qeverisë ka vdekur. Ministrja i thërret tek dhoma e vet. Rama i therret tek zyra e tij. Është shkëputur komunikimi. Artistët meritojnë mbështetje.

Çfarë mendoni mbi komunikimin e Ramës?

Gjatë komunikimit Kryeministri kishte sjellje arrogante, e teproi aq sa shfaqi rrugaçëri publike. Duket sikur Rama do të thojë: i bëra unë të gjitha e tani ligji është i paimplementueshëm.

Në të vërtetë, vijon Boçi, ligji është komunikim, jo tabu, është veprim, nëse nuk është i përshtatshëm, ndryshohet

Për shkak të kësaj qasjeje kundrejt ligjeve, Universitetët nuk po prodhojnë më doktorata e punime shkencore. Diplomat që jepen nuk ajnë të nivelit të duhur, kështu përfundoi fjalën Luçiano Boçi.

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024