Debati për Teatrin, Vokshi: Kumbaro
mungoi me urdhër nga Rama

Debati për Teatrin, Vokshi: Kumbaro<br />mungoi me urdhër nga Rama<br>
Mirela Koumbaro kishte konfirmuar paraqitjen e saj në Komisionin e Medias, ku ishte ftuar nga opozita për nterpelancë në lidhje me çështjen e teatrit. Komisoni i Medias kishte në fokus diskutimin mbi çështjen e Teatrit. Temat kryesore lidheshin me kërkesat e aktorëve për të mos shembur teatrin, si edhe për transparencë në lidhje me projektligjin i cili përmes ndërrimit të Drejtorit të teatrit, u mohon artistëve lirinë e vendimmarrjes.

Në  interpelancën e orës 11 do të diskutohej edhe për shkatërrimin e disa objekteve që përbëjnë monumente kulture.

Mirëpo Kumbaro zgjodhi ta anullonte paraqitjen. 

"Është urdhëruar nga Kryeministri" , ka thënë Albana Vokshi.

Kjo është hera e dytë që Ministrja Kumbaro shpërfill Parlamentin. Nisur nga këto rrethana, opozita ka mbajtur qëndrim në komisionin e orës 11.00.

Vokshi ka reaguar duke shprehur se është e paprecedente që Kumbaro të  konfirmojë pjesëmarrjen dhe ta anullojë atë me urdhër të Kryeministrit. Ajo shton se Ministret po shkelin kushtetutën. Vokshi i bën thirrje Ramës të mos e pengojë Misnistren.

Boci shton se sekretari i Pergjithshëm i kulturës nuk jep dot përgjigje, çështja e teatrit është politike tashmë.

Fidel Ylli, nga ana e tij, ka bërë kërkesë që të respektohet Komisioni, duke thënë se Ministrja do të paraqitet nesër.

Në Komisionin e  Kulturës, tek i cili nuk u paraqit Ministrja Kumbaro, u zhvillua një debat pozitë – opozitë, me protagoniste Albana Vokshin. Vokshi shprehet e indinjuar për mungesën e Kumbaros, pavarësisht se Kumbaro kishte pranuar zyrtarisht që të vinte, duke u shprehur se Kryeministri e ka penguar Ministren që të paraqitet. Ajo u drejtohet përfaqësuesve të partisë socialiste duke u thënë të refuzojnë talljet e Ramës, ndërsa Fidel Ylli bën thirrje të respektohet Komisioni.

DEBATI

Vokshi: Ju duhet të behëni palë me ne.

Fidel Ylli: E keni bërë komisionin qesharak!

Vokshi: Qesharak e ka bërë Edi rama. Refuzoni talljet qe ju bën Edi rama duke penguar Ministren.

Fidel Ylli: Duhet te respektoni kolegët kur flasim, mos mbani fjalim gjysmë ore. Ti po mban konferencë për shtyp!

Vokshi: Po si tallet kryeministri me juve? Si e pranoni? Refuzojeni! U mërzitet kur unë mora pak gjak për t’ju sqaruar, ja ku janë të gjitha shkresat, kemi komunikuar në mënyrë zyrtare, i thamë hajde të premten.

(Përfaqësues të Partisë Socialiste po largohen nga Komisioni)

Vokshi: Kjo që bëni ju është e turpshme, ju dha urdhër te çoheni që të mos përballeni, ju dha urdhër siç i dha Ministres. Opozita ikën por që të ike mazhoranca nuk e  kam dëgjuar.

(Përfaqësuesit e Partisë Socialiste largohen nga komisioni)

Me largimin e mazhorancës ka përfunduar debati në Komisionin e Medias.

 

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024