Artistët 140 ftesa deputetëve për takim më 7 maj, Boçi: Ftesa efektive, jam i bindur Teatri s’do shembet

Pjesë e Parlamentit këtë të enjte janë bërë edhe artistët, të cilët jashtë dyerve të godinës u kanë dorëzuar deputetëve të opozitës 140 ftesa për takimin që do të mbahet më 7 Maj në orën 19:00 në sallën Molier të Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Sipas ftesës që ka siguruar Report TV, në takim do të diskutohet mbi të ardhmen e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental duke diskutuar mbi problematikat që shqetësojnë komunitetin teatror.

Kryetari i Sindikatës të Artistëve të Skenës dhe Ekranit, Alert Çeloaliaj së bashku me regjisorin Kastriot Çipi dhe Robert Budinën kërkuan nga deputeti demokrat Luçiano Boçi dhe deputetet e LSI Nora Malaj dhe Floida Kërpaçi që t’u përcillnin mesazhin e tyre politikanëve, sidomos atyre të mazhorancës.

Të gjithë deputetët sikur të kenë mundësi të dalin nga salla e Parlamentit dhe të vijnë në sallën e Teatrit nuk ka gjë më të mirë.

 Kryetari i SASE, Alert Çeloaliaj

Ky është momenti për të qenë qytetar, dhe në qoftë se mazhoranca ka mendimin se mund të bëhen kulla le të dalë dhe ta mbështesë planin. Ne kemi nevojë për debat.

  Regjisori Robert Budina

Të tre deputetët shprehën mbështetjen e tyre, duke deklaruar se opozita është në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Besoj se përfshirja e deputetëve dhe ftesa juaj është shumë efektive për këtë çështje dhe më pas secili e ka në ndërgjegjen e vet. Teatri nuk duhet shembur dhe jam i bindur se nuk do shembet.

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi

Në emër të grupit parlamentar por edhe në emër të ne të treve që jemi këtu, ne do të bëjmë maksimumin do ua shpërndajmë deputetëve në seancë, për të çuar porosinë tuaj deri në fund dhe për të dhënë kështu mbështetjen tonë maksimale.

 Deputetja e LSI Nora Malaj

Pas deputëteve, artistët dërguan ftesa edhe për anëtarët e Këshillit Bashkiak


Në letrën e dërguar thuhet se do të jetë një takim i hapur ku do të ndihmojë me mendime dhe qëndrime edhe nga ana e qytetarëve dhe deputetëve.

Në kuadër të debatit mjaft mediatik mbi të ardhmen e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental, Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit do të zhvillojë ditën e hënë, me datë 07/05/2018 një takim të hapur me synim diskutimin e problematikave që shqetësojnë aktualisht komunitetin teatror, shoqërinë civile dhe publikun e gjërë përsa i përket këtyre dy institucioneve unikale në Shqipëri.

Për sa më lart, ju ftojmë të jeni të pranishëm në këtë takim duke na ndihmuar edhe me mendimet dhe qëndrimet tuaja, si qytetar/e dhe deputet/e mbi problematikat e sipërpërmendura.

Takimi do të mbahet në sallën Molier të Teatrit Kombëtar Eksperimental, ora 19:00

Kryetari i Sindikatës së Artistëve, Alert Çeloaliaj


(Letra e dërguar nga Sindikata e Artistëve për 140 deputetët e parlamentit)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja