Debati, PS kurnace me buxhetin
e Vetingut, PD-LSI zemërgjerë

Debati, PS kurnace me buxhetin<br />e Vetingut, PD-LSI zemërgjerë<br /><br>
Ndryshojnë befas rolet në betejën për zbatimin e Reformës në Drejtësi, projektit më të rëndësishëm për shqiptarët në trajtohen 27-vjeçare të pluralizmit. Partia Socialiste, flamurtarja për miratimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, ka vendosur të kursejë buxhetin për Vetingun, ndërsa LSI dhe PD po tregohen zemërgjerë. Me një lëvizje të papritur, Partia Socialiste, po vë në dyshim investimin e saj trevjeçar për miratimin dhe zbatimin e Vetingut, kauzë të cilën po tentojnë ta marrin Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Shumica po krijon një perceptim negativ në opinionin publik, në raport me ligjin bazë të Reformës në Drejtësi (Vetingu), për vetëm 70 punonjës më shumë dhe për një shpërblim mujor të njerëzve, të cilët do të përjashtojnë nga drejtësia e re gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët nuk justifikojnë pasurinë, kanë lidhje me segmente të krimit apo janë të paaftë profesionalisht.

Përplasja
Krerët e organeve të Vetingut, paraqitën tre projektvendime në Kuvend, ku kërkuan 185 punonjës dhe një shpërblim mujor sa 200 për qind të pagës. Ata kërkuan 10-11 milionë lekë rrogë në muaj, përfshirë edhe shpërblimin për shkak të detyrës së veçantë. Përfaqësuesit e PS në Komisionin e Ligjeve, me kryetar Ulsi Manja, miratuan tre projektvendime të tjera, të cilat parashikonin 110 punonjës dhe paga sa ç’parashikohet në ligjin e Vetingut. Në këto kushte, Natasha Mulaj, kryetarja e Kolegjit të Apelimit, organit që do të thotë fjalën e fundit për fatin e gjyqtarëve dhe prokurorët, u shpreh se shkurtimi i stafit cenon punën e organeve të Vetingut. Po e reduktuat, po e çuat në këtë numër strukturën e Kolegjit të Apelimit, unë mendoj se ju po cenoni pavarësinë, ju po cenoni procesin efikas të punës së Kolegjit të Apelimit”, tha zonja Mulaj.

PD-LSI rrëmbejnë kauzën e Vetingut
Partia Demokratike ka shfrytëzuar me shpejtësi ngurtësinë e PS për të mos pranuar kërkesat për staf dhe paga të organeve të Vetingut. Pas një beteje të gjatë, fillimisht në Komisionin e Venecias, në Parlament dhe më pas në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar ligjin e Vetingut, befas PD doli në mbështetje të organeve të Vetingut. Pas mbështetjes së kërkesave për staf dhe paga të larta në Komisionin e Ligjeve, Partia Demokratike ka propozuar edhe një amendament, duke tentuar të kthejë në kauzë zbatimin e ligjit të Vetingut. Në një linjë me Partinë Demokratike është edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila mbështet organikën e propozuar nga vetë krerët e organeve të Vetingut. Duke shfrytëzuar gafën politike të PS, PD dhe LSI po përpiqen të paraqiten si mbështetëse të Reformës në Drejtësi, kur në të vërtetë kanë qenë pengesa më e madhe, sidomos PD. Ndërkaq, kërkesat e organeve të Vetingut për staf dhe paga të larta, janë mbështetur edhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, të cilët e kanë e shprehur mendimin e tyre me anë të disa e-maileve.

Saimir Tahiri: Të mos u japim alibi  
Deputeti Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm, kërkon që të mbështeten pa rezerva organet e Vetingut, me qëllim për t’u hequr çdolloj justifikimi për një dështim të mundshëm. Tahiri ka pohuar se nuk i intereson se sa veta marrin në punë organet e Vetingut, por sa gjyqtarë dhe prokurorë do të heqin nga puna. Sipas tij, kostoja e qytetarëve për 20 e kusur vjet nga padrejtësia është shumë më e madhe se kostoja e funksionimit të organeve të Vetingut. “Mua nuk më intereson sa njerëz do të merrni ju në punë, mua më intereson se sa njerëz do të hiqni ju nga puna. Nuk dua që të dëgjoj apo të mësoj se ju do të fshiheni pas vendimmarrjes suaj dhe të justifikoheni për atë që nuk do të bëni dot. Nuk dua që nesër të ndodhi që të thoni se nuk arritëm dot të bënim punën se parlamenti na la pa buxhet, apo se na la pa këshilltarë ligjorë apo sa na la pa shoferë. Unë nuk dua që ju të justifikoheni nesër pas kësaj vendimmarrje sot. Nëse kostoja e kësaj që kërkoni ju është pak më e madhe se ajo që dëshirojmë ne, unë jam gati që të votoj atë që propozoni ju sepse kostoja e qytetarëve për 20 e kusur vjet nga padrejtësia është shumë më e madhe. Por, unë shpresoj që ju ta bëni detyrën dhe të kapërceni pritshmëritë e mia personale”, ka deklaruar Tahiri.  

dokument

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Rregullorja për policët italianë në qendrat e emigrantëve: Shmanguni grave dhe kujdes se si flisni, pasi shqiptarët dinë të gjithë italisht!

Rregullorja për policët italianë në qendrat e emigrantëve: Shmanguni grave dhe kujdes se si flisni, pasi shqiptarët dinë të gjithë italisht!