Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani në një takim informal me gazetarët, ka folur dhe për debatin publik ë është hapur ditët e fundit, për ruajtjen e sekretit hetimor nga institucioni qendror i akuzës dhe rrjedhjen e informacioneve të caktuara në publik.
Dumani tha se transparenca dhe ruajtja e sekretit hetimor ndahen nga një vijë shumë e hollë, duke lënë të kuptohet se ndonjëherë edhe mund të jetë shkelur.
"E ndan një vijë shumë e hollë transparencën nga ruajtja e sekretit hetimor. Sekreti i hetimit dhe të drejtat e palëve në proces duhen ruajtur", ka thënë ai.
Gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit e mediave, Altin Dumani - në javën e fundit si drejtues i SPAK - është shprehur se puna në krye të organit qendror të akuzës në Shqipëri nuk ka qenë e lehtë.
"Nuk ka qenë e lehtë puna, SPAK në vite ka arritur të krijojë besim te partnerët", ka thënë kryeprokurori. "Shumë çështje do doja t'i kisha bërë në muajin e dytë të punës, por çdo gjë do kohën e vet."
Gazetarët e kanë pyetur edhe për deklaratat se është kërcënuar dhe ai u ka konfirmuar "Ka pasur kërcënim ndaj prokurorëve dhe institucionit."
Komente











Z A.Dumani,mjaftë me duhet por sot ju si drejtues i atij instituconi duhet të ishit konkret:1 Emri i personit që ka dekonspiruar,2 Masa disiplinkre, 3Kërkim fLjeje publike jo vetëm për këtë rast por dhe për të tiera raste,4 Dorëheqie nga detyra si tëndia dhe eprokurorve tëçështies e of.pol.gjyqsore dhe jo vefëm për këtë por dhe për zvaritie të GËRDECIT,21 JANARIT,TË SHËNDETËSIS,TË INCELIRATORËVE ETJ.
Përgjigju