Debati televiziv mes kandidatëve
presidencial, triumfon Macron

Debati televiziv mes kandidatëve<br />presidencial, triumfon Macron
Ndërsa Franca shkon drejt zgjedhjeve presidenciale, kandidatët për kreun e ‘Champs Elysee’ zhvillojnë debatin e parë televiziv.

Siguria, emigracioni, laiciteti ishin pikat kryesore ku kandidatja e Frontit Nacional Le Pen, socialisti Benoit Hamon, kandidati i qendrës së djathtë Fillon, Jean-Luc Mélenchon i së majtës alternative dhe lideri i qendrës Emmanuel Macron u përballën mes tyre.
 
“Të ndalojmë emigracionin, francezët nuk munden më”  u shpreh Marine Le Pen, e cila bazohet në një program tejet nacionalist.  Le pen u tregua më e ashpër me rivalin Macron të cilin e akuzoi se përkrah burkinin. Le Pen tha se multikulturalizmi duhet të marrë fund, ndërsa Macron e akuzoi atë se po kthente në armiq myslimanët e Francës. Kandidati i qendrës u mbrojt duke thënë se burkini është një problem lidhur me rendin publik dhe jo fetar.

Ai i bëri thirrje Le Pen që të ndaloi së ndari francezët. Ndërkohë Macron i cili sipas sondazheve triumfoi në debat shtoi se ai ka krijuar një lëvizje të re politike e cila do të rigjallërojë vendin. Janë pikërisht Le Pen dhe Macron ata të cilët sipa parashikimeve do të fitojnë raundin e parë,por fitues në fund të fundit do të jetë kandidati socialist. Sipas sondazheve të kryera nga mediat franceze Macron ishte kandidati më binndës i ndjekur nga kandidati i të majtës alternative Melenchon, ndërsa Le Pen dhe Fillon në vendin e tretë, i fundit u rendit Hamon.

Debati televiziv ishte një risi në zgjedhjet presidenciale pasi më parë debatet janë zhvilluar pak para balotazhit por në kushtet kur dy partitë kryesore rrezikojnë të mos përfqaësodehn në turnin e dytë, u pa e domosdoshme përfshira e mediave pak më herët. Zgjedhjet presidenciale në Francë do të zhvillohen në 23 prill, nëse asnjë prej kandidatëve nuk fiton më shumë se 50% të votave, atëherë raundi i dytë do të zhvillohet në 7 maj.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë