Dëbimi i 23 diplomatëve,SHBA në
krah të Britanisë,përgjigjet Rusia
Pas deklaratës së kryeministres Britanike, Theresa May, për të ngrirë marrëdhëniet me Rusinë, si dhe të largojë diplomatët rusë nga Anglia, kanë reaguar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë deklaruar se mbështesin vendimin e Anglisë. Ndërkohë kryediplomati Rus, Sergei Lavrov është shprehur për mediat vendase se shumë shpejtë Kremlini do të largojë diplomatët anglezë.
Vendimi i Kryeministes Britanike, Theresa May, për të ngrirë marrëdhëniet e nivelit të lartë me Rusinë, si dhe largimin e 23 diplomatëve rusë nga Mbretëria e Bashkuar, ka marrë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryeministrja May u ka dhënë një javë kohë diplomatëve rus për tu larguar nga mbretëria e Bashkuar, ndërkohë ka paralajmëruar kontrolle shtesë për çdo shtetas rus i cili do të hyjë në Angli.
Masa ndaj Rusisë të bërë të ditura nga kryeministrja May erdhën pasi kjo e Moska dështoi t’i jepte informacione Britanisë së Madhe për tentativën e vrasjes së ish- spiunit rus, Sergei Skripal, duke bërë që Anglia ta shpallte formalisht fajtore.
Vetëm 24 orë pas bërjes publike të masave ndaj Rusisë nga May, kryediplomati rus Sergei Lavrov, ka deklaruar për mediat vendase se shumë shpejt Kremlini do të largonte diplomatët e Mbretërisë së Bashkuar si një kundërpërgjigje ndaj Londrës. Ai gjithashtu i ka mohuar akuzat e Anglisë, duke i cilësuar ato si të “çmendura”.
Ndërkohë nga përtej oqeanit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur mbështetjen ndaj Anglisë, ku nëpërmjet një deklarate një zëdhënëse e Presidentit Trump ka akuzuar Rusinë se është duke kërcënuar sigurinë e shumë shteteve.
Gjithashtu në deklaratë thuhej se SHBA- të donin të siguroheshin se akte të tilla nuk do të ndodhin më. Deklarata e Shtëpisë së Bardhë kundrejt Rusisë, ishte suprizuese, pasi që prej inagurimit të presidentit Trump, vendet janë përpjekur të zbusin tonet mes tyre.
Ish- spiuni Sergei Skripal 66 vjeç dhe vajza e tij Julia Skripal 33-vjeçare, vazhdojnë të jenë të gjendje kritike për jetën pas sulmit. Kryeministrja May ka deklaruar se kimikati i përdorur në sulmin ndaj tyre ishte një agjent nervor, i zhvilluar nga Rusia dhe i njohur si Noviçok.
d.c./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
63.8%
-
Jo
33.3%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 4269
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Biden zgjat afatin e qëndrimit në SHBA për mbi 900 mijë emigrantë nga Venezuela, El Salvadori, Ukraina e Sudani
11 Janar, 08:24
-
U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua
11 Janar, 07:59
-
Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi
11 Janar, 07:40
-
Zgjedhjet/ Sot hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin, afat deri më 4 mars! Ja çfarë duhet të dini
11 Janar, 07:25
-
Parashikimi i motit/ Reshje shiu e shtrëngata, ulen temperaturat këtë fundjavë
11 Janar, 07:22
-
Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot
11 Janar, 07:10
-
Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës
10 Janar, 23:03
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02