Dëbimi i ambasadorit dhe zyrtarit të inteligjencës, opozita iraniane: Vendimi i Shqipërisë i guximshëm

Dëbimi i ambasadorit dhe zyrtarit të inteligjencës, opozita iraniane: Vendimi i Shqipërisë i guximshëm

Ambasada e Iranit në Tiranë

Përveç ambasadorit Gholamhossein Mohammadnia, Shqipëria dëboi edhe një diplomat të Iranit, i cili është Mostafa Roudaki, shefi i stacionit të Ministrisë së Inteligjencës. Vendimin e Shqipërisë për të dëbuar diplomatët e ka përshëndetur edhe Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit Mariam Raxhavi. Ajo e ka cilësuar akt të guximshëm dhe të nevojshëm kundër terrorizmit për sigurinë.

“Që tre dekada më parë, Rezistenca Iraniane e ka theksuar gjithmonë se Ministria e Jashtme e regjimit iranian dhe diplomatët e ambasadat e saj janë pjesë thelbësore e makinerisë së terrorizmit të regjimit. Tre komplote të mëdha terroriste nga mullahët në Shqipëri në mars 2018, në Francë në qershor 2018, dhe në Danimarkë në shtator 2018 kanë qenë të planifikuara nga këto ambasada e diplomatë. Regjimi në Teheran është kumbari dhe epiqendra e terrorizmit. Dëbimi i diplomatëve dhe terroristëve nga SHBA dhe Evropa është i nevojshëm për sigurinë e këtyre vendeve" tha mes të tjerash ajo.

Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit në vendin tonë pak ditë më parë, Gholamhossein Mohammadnia, për cenim të sigurisë kombëtare. Gjithashtu është dëbuar dhe shpallur "non grata" edhe Mostafa Roudaki, shefi i stacionit të Ministrisë së Inteligjencës. Gholamhossein Mohammadnia akuzohej nga muxhahedinët (anëtarë të opozitës iraniane) që jetojnë në vendin tonë si agjent i shërbimeve sekrete iraniane duke ngritur vazhdimisht shqetësimin se jeta e tyre ishte në rrezik nga veprimtaria e agjenturore e Iranit në Shqipëri (lexo këtu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë