Dëbimi i diplomatëve gjermanë nga Rusia, Merkel: Vendim i padrejtë

Dëbimi i diplomatëve gjermanë nga Rusia, Merkel: Vendim i padrejtë

Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka reaguar pasi Rusia ka shpallur "persona non grata" një numër të paspecifikuar të punonjësve nga misionet diplomatike të Suedisë, Polonisë dhe Gjermanisë, duke thënë se ata morën pjesë në protestat të cilat kërkonin lirimin e kreut opozitar Aleksei Navalny.

Merkel e ka dënuar këtë veprim duke e quajtur si një largim të mëtejshëm të Moskës nga shteti i së drejtës.

 “Ne e konsiderojmë këtë dëbim të padrejtë,” u tha kancelarja Merkel gazetarëve pas një video-konference mbi çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë me Presidentin francez Emmanuel Macron, duke shtuar se të dy kishin marrë njoftime për dëbimet e diplomatëve gjatë takimit.

Ministria e Jashtme tha në një deklaratë se ambasadori suedez, i ngarkuari me punë i Polonisë dhe i dërguari gjerman u thirrën në ministri, ku atyre iu paraqitën ankesat e qeverisë ruse në lidhje me "pjesëmarrjen e punonjësve diplomatikë "në tubimet e 23 janarit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT