Dëbimi i romëve, Burgaj: Nuk
do nxirren me forcë nga shtëpitë

Dëbimi i romëve, Burgaj: Nuk<br />do nxirren me forcë nga shtëpitë
TIRANË - Policia merr nën ruajtje romët, të cilët rrezikojnë të nxirren nga shtëpitë, në rrugën e Kavajës. Menjëherë pas apelit të ndërkombëtarëve ka ndërhyrë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, i cili ka urdhëruar që situata në zonën pranë banesave të 37 familjeve rome të mbahet nën kontroll.

Urdhri, i firmosur nga Burgaj i është drejtuar komisariatit numër 2, i cili e ka në varësi territorin dhe sipas porosisë, ata duhen mbrojtur që të mos nxirren forcërisht nga banesat, pavarësisht se toka është me pronar. Sipas Burgajt duhen ndjekur procedurat ligjore.

Po ashtu, Burgaj i kërkoi vartësve të tij, që të pezullojnë punimet e kompanisë private, derisa të gjendet një zgjidhje për strehimin e romëve, madje është kërkuar patrullim 24 orë në atë zonë.

Sot skadon afati që u është caktuar nga Kompania e Ndertimit “Park Construction Albania” për të liruar hapsirën tek ish-Qendra e Realizimit te Punimeve te Artit, ku disa prej këtyre familjeve rome jetojnë prej më shume se 10 vitesh. 

Redaksia Online
(sg/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Mërkuri dhe Hëna janë aktivë në shenjën tuaj... horoskopi për sot

Mërkuri dhe Hëna janë aktivë në shenjën tuaj... horoskopi për sot