Specialistët e Sektorit të Hetimit pranë Drejtorisë së Policisë Kufitare dhe Migracionit Durrës, ndaluan Dino Abazi , 36 vjeç, lindur në Dibër, dhe banues në Vlorë.
Abazi mbërriti i deportuar nga shteti italian dhe pas verifikimit nga policia e Durrësit, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, më datë 22.11.2017, ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest me burg'', për veprat penale "Trafikim i lëndëve narkotikë'', ''Pastrim i produkteve të veprës penale'' dhe ''Grup i strukturuar kriminal'', të parashikuara nga nenet 283/a, 287 & 333/a të Kodit Penal.
s.k/Shqiptarja.com