Reshjet e dëborës kanë izoluar dy fshatrat Shtyllë dhe Panarit në bashkinë e Korçës.
Rruga që lidh këto dy fshatra vijon të jetë e bllokuar prej më shumë se një muaji.
200 banorë të fshatit Panarit kanë mbetur të izoluar për shkak të rrugës që lidh fshatin Panarit dhe Shtyllë dhe me qytetin e Korçës.
Edhe pse sipas parashikimeve gjatë këtyre ditëve priten sërish reshje bore, ende në këtë rrugë nuk është ndërhyrë ndërsa hapja e saj duket e largët.
Komento