Dëbora zbardh edhe verilindjen, në Korçë nisin problemet me qarkullimin (Situata)

Prej ditës së djeshme vijojnë reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Sipas gazetares së Report Tv në Korçë, Iris Rezhda reshjet kanë sjellë probleme në aksin Boboshticë-Dardhë që është pjesërisht i kalueshëm, ndërsa duhen zinxhirë për të qarkulluar, pasi dëbora ka arritur 25 cm.

Në Voskopojë aksi është i kalueshëm, pasi 10 cm është lartësia e borës. Reshje ka pasur edhe brenda në qytet, por nuk raportohen probleme.

Përveç Korçës, mbrëmja e së premtes ka sjellë reshjet e para të dëborës edhe në zonën e verilindjes. Ndonëse jo në sasi të madhe, dëbora ka zbritur deri afër qyteteve Bulqizë dhe Peshkopi. Ndërkohë dëbora ka mbuluar edhe malet e Librazhdit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja